Kërcënohet oficerja gjyqësore e Elbasanit, i vënë zjarr në derën e banesës gjatë natës

Kërcënohet oficerja gjyqësore e Elbasanit, i vënë zjarr në derën e banesës gjatë natës

Foto ilustruese

Në derën e banesës së shtëpisë së oficeres gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit, Laura Boçi ka rënë zjarr. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një natë më parë, ndërsa dyshohet se zjarri në derën e banesës së saj është i qëllimshëm dhe ka lidhje me detyrën.

Burime të Report TV dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se oficerja gjyqësore jeton në qytetin e Gramshit, ndërsa shtëpia në lagjen “Holta”, pas bashkisë së qytetit të Gramshit është në pronësi të bashkëshortit të saj.

Të njëjtat burime saktësojnë se e gjithë familja e Boçit ka qënë në shtëpi në momentin që zjarri ka përpirë derën e tyre. Të tmerruar janë ngritur nga gjumi dhe kanë kërkuar ndihmë tek zjarrfikësit e policia. E dëmtuar raportohet të ketë mbetur vjehrra e polices.

Për rastin kanë nisur hetimet, ndërsa policia lokale dyshon se ngjarja ka lidhje me detyrën e polices.

Njoftimi i policisë në lidhje me ngjarjen
Informacion paraprak 

Gjatë natës në Gramsh, para derës së jashtme të banesës së shtetasit M.F. 52 vjeç ka rënë zjarr.

Ndërhyrja në kohë bëri që nga zjarri mos shkaktoheshin dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkakut të zjarrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike