Kapet në Tiranë Feruzan Shehu, autori nga Bulqiza i cili kërcënoi biznesmenin Gezim Balla.

"Më sill 10 mijë euro ose do të vras", ky ishte denoncimi që ka bërë biznesmeni në Bulqizë, i cili tha se është telefonuar nga një person dhe është kërcënuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, të 19 qershorit, ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se Gëzim Balla, ishte kërcënuar për një shumë prej 10 mijë euro. 

Policia e Bulqizës ka arrestuar më herët një nga autorët Alban Tançi.

Për të trembur biznesmenin autorët kishin qëlluar edhe në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 5 gëzhoja automatiku.