Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës, Elton Varaku. Gjyqtar i seancës ishte gjyqtari Rexhep Bekteshi dhe prokuror Arjan Xhaferraj.

Varaku u arrestua një ditë më parë, teksa akuzohet për dëmtim të pronës dhe kërcënim të punonjësve të institucionit ku punonte.

Burime nga AKU bëjnë me dije se kishte disa kohë që Varaku kishte shfaqur sjellje të një disekuilibri mendor. Në këto kushte ai do ti nënshtrohet vizitës te komisioni mjekoligjor ku bën pjesë edhe një mjek psikiatër.