TIRANË- Një 40-vjeçar është ndaluar sot nga Policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një efektiv police. Shkak për këtë kërcënim është bërë një gjobë që 40-vjeçari ka marrë nga polici për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Pas gjobës, 40-vjeçari i identifikuar me inicialet M. K., ka gjetur numrin e celularit të efektivit të policisë rregullore dhe i ka nisur mesazhe kërcënuese.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës”.