Kërcënoi gruan se do ta vriste me thikë në sy të fëmijëve, arrestohet 48-vjeçari

Kërcënoi gruan se do ta vriste me thikë në sy të fëmijëve, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Lezhës

Një 48 vjeçar, Besnik Marku, është prangosur nga policia e Lezhës pasi ka dhunuar gruan dhe më pas e ka kërcënuar se do ta vriste me një thikë. Blutë bëjnë me dije se pas kallëzimit të marrë nga shtetasja L. M., se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, si dhe e kishte kanosur. 

“Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.  Ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve të mitur, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja L. M., se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, si dhe e kishte kanosur atë me mjet prerës (thikë) në prani të fëmijëve, menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë bashkëshortin e saj, shtetasin B. M.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M. 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me mjet prerës (thikë), në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë). Ndërsa shtetases L. M. iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës