Durrës-Një 30 vjeçar është vendosur në prangat e policisë në Durrës, pasi u konfliktua me një 36 vjeçar dhe e kërcënoi atë me një armë zjarri sportive. I arrestuari është identifikuar si Muhamed Leba.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe 36-vjeçari.

 "Nga veprimet e shpejta është kapur dhe vënë në pranga shtetasi Muhamed Leba, 30 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive. Ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. M., për motive të dobëta.       

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 36 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje.     

Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes rezultoi se arma me të cilën 30-vjecari kishte kanosur 36-vjeçarin, ishte armë sportive",informoi sot policia.

 Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.