Kryeministri Rama në një video të gjatë në rrjete sociale tha se një koncert i tillë si ai i mbrëmshmi nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur, por lë edhe para bizneseve.
“Pyetja më e rëndësishme, nuk është thjesht sa kushton, por edhe sa vlerë krijon. Një shpenzim mbaron në çastin që bëhet, një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë. Një koncert madhështor nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve, sipërmarrjeve të trasportit, sigurisë dhe patjetër të atyre që bëhen pjesë. Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave, dhe miliona sy të drejtuara nga Shqipëria. I tregon botës se ky vend, edhe kur ka protesta, ka mikpritje, ka siguri. Një vend i lirë, demokratik, ku nuk ke asnjë ndrojë të vish, të pushosh, edhe të investosh”, theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Koncerti i Kanye West, Rama: U bë lajm në çdo cep, bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri! 4 mln € i paguam që t’i shpëtonim imazhin Shqipërisë (VIDEO)










