TIRANE-Dënohet me 10 muaj burg Muharrem Zelija. Ai do të qëndrojë në burg 6.4 muaj për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Zelija u akuzua se kërcënoi me SMS kreun e burgjeve Agim Ismaili. Vendimi është dhënë nga gjyqtar Artan Gjermeni.
"Të kam nisur dy here fjale me njerezit e tu, ti vazhdon me na ra ne qafe, ky eshte paralajmerimi i fundit, nese do te vazhdosh ty dhe famiiljaret i pret nje fund i tmerrshem,po deshe provoje nuk do gezohesh nje minut" thuhej në mesazhin dërguar Ismailit.
Pas arrestimit, fillimisht gjykata e mbylli në psikiatri për shkak se është i sëmurë me probleme mendore, ndërsa tani do të vuajë 6.4 muaj burg.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
10 muaj apo 10 vjet sic e lexova ne nje media tjeter? Do preferoja nje denim 5 vjecar qe mos ta krruante njeri te shantazhonte per cdo lloj arsye.
Përgjigju