‘Kërcënoi oficerin Nuhu’/ Prokuroria vendos të mos hetojë Ramën pas padisë së opozitës, Vasili: Turp

‘Kërcënoi oficerin Nuhu’/ Prokuroria vendos të mos hetojë Ramën pas padisë së opozitës, Vasili: Turp

Petrit Vasili

Prokuroria e Tiranës vendosi mos fillimin e hetimeve pasi mori një kallëzim nga dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës Spaho dhe Vasili ndaj kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit bëri një deklaratë për oficerin e policisë në arrati Emiliano Nuhu. Padia ndaj kryeministrit dorëzuar një muaj më parë ishte “për kanosje për shkak të detyrës dhe për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës përfshi edhe një akuzë tjetër, kanosje për të mos kallëzuar”.

Prokurori kësaj çështje Ardian Braho, në përgjigjen drejtuar Edmond Spahos dhe Petrit Vasili thotë se “në analizën e të dhënave të kallëzimit penal si dhe nga këqyrja e veprimeve verifikuese arrimë në konkluzionin se në deklarimet e shtetasit Edi Rama në cilësinë e kryeministrit nuk konstatohen elementët e veprave penale “për kanosje për shkak të detyrës, për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe të kanosje për të mos kallëzuar”. Këtë përgjigje të prokurorisë përmes një statusi në Facebook Petrit Vasili e quan si një tjetër turp, “Prokuroria e blerë i mbyll çështjen Edi Ramës për kërcënimin ndaj E.Nuhut. Por çfarë tha Rama?

“Një horr të kthyer në hero në vend që të dënohej se ka sabotuar detyrën dhe ka përdorur rastin për të marrë azil në një vend tjetër ne do ti vihemi pas këmba këmbës” tha kryeministri për ish-oficerin. Por kush është Emiljano Nuhu? Ish-oficeri i Krujës, që kërkoi azil në Zvicër denoncoi rastin ‘Xhisiela’ në shtator të këtij viti. Ai pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzoi se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Sipas policisë, këto kërcënime me armë në të vërtetë nuk kanë ekzistuar dhe Emiljano Nuhu ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik. Ndërkohë që djali i deputetit është arrestuar dhe pret gjykimin për akuzën e përndjekjes, ish- e dashura e tij, Xhisiela Maloku ka mohuar se është dhunuar nga djali i deputetit.

Tjeter turp,Prokuroria e blere i mbyll ceshtjen Edi Rames per kercenimin ndaj E.Nuhut. Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Rames per kanosjen dhe kercenimin e eger publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu. Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje,kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtepive nga qeveria. Ja dokumenti qe provon se prokuroria eshte blere nga kryeministri koke e kembe dhe eshte kthyer ne nje pece kembesh e kryeministrit

Statusi i Petrit Vasilit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrit HAJDUT Vasili: 12/11/2018 23:27

    O hajdut me çizme nuk te rihet pa bere komente mbi drejtesine , sepse te ka hyre Tartakuti nga Frika e BURGUT qè eshte me afer se KURRÈ ! Dosja e ZEZÈ e Petrit HAJDUT Vasilit eshte nè Duart e AMBASADES AMERIKANE ne TIRANE dhe ne Duart e FBI dhe DASH nè USA ! Petrit Lugati mendon se do ja u fusi AMERIKANEVE !? Petrit Maçi i LesheLise

    Përgjigju
  • Greku: 12/11/2018 18:55

    Ky ngeli palle ghith jeten SERVIL

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja