Kërcënojnë me sende të forta shoferin, tre persona grabisin furgonin me banane në Thumanë

Foto ilustruese

Një person ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm në Thumanë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se tre persona, ende të paidentifikuar, kanë kërcënuar me sende të forta një 62-vjeçar dhe i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Furgoni u gjet më pas në Kurbin, brenda të cilit u gjetën 70 arkë me banane. Nuk dihen ende të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni.

J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni se do të krijojë situata në PD me mbledhjen e dy Kuvendeve?



×

Lajmi i fundit

John

Kancelari i ri/ Premtimi i Olaf Scholz: Frymë e re për Gjermaninë