‘Hoqi’ kostumin e zyrtarit për t’u bërë pjesë e sfidës së kërcimit! Ja kush është balerina që do të jetë krah deputetit të PD-së

‘Hoqi’ kostumin e zyrtarit për t’u bërë pjesë e sfidës së kërcimit! Ja kush është balerina që do të jetë krah deputetit të PD-së

Saimir Korreshi dhe partnerja e kërcimit Livia

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi do të jetë një nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”, ku për t’u bërë pjesë e sfidës së kërcimit do i duhet të “heqë” kostumin e zyrtarit dhe të bëhet një me ritmin dhe kërcimin.

Demokrati do të zbresë për herë të parë në pistën e kërcimit krah Livias, që do të jetë partnerja e tij gjatë kësaj eksperience.

Sfida e kërcimit do të nisë së shpejti dhe partnerja e deputetit demokrat në skenë punon si balerinë e parë në trupën e Baletit të TKOB.

Duket se Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekranin televiziv shqiptar me motivin për të fituar çmimin e madh, të cilën ai premtoi t’jua dhurojë shtëpisë së fëmijëve autik.

 

M.T/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

“Në librari”, katër titujt e rinj për këtë fundjavë: ‘Arbëreshët’ ‘Mes djemsh’ ‘Të pangjashmit’ dhe ‘101 profile njerëzish të zakonshëm’

“Në librari”, katër titujt e rinj për këtë fundjavë: ‘Arbëreshët’ ‘Mes djemsh’ ‘Të pangjashmit’ dhe ‘101 profile njerëzish të zakonshëm’