Kërkesa/ Lul Berisha kërkon lirinë
gjykata i mohon daljen nga qelia
Gjykata e Durrësit rrëzon kërkesën e Lulzim Berishës për liri me kusht. Gjykata e Durrësit ka rrëzuar sot kërkesën e të dënuarit me 25 vite burg për lirim të parakohshëm. Lulzim Berisha, i cili njihet ndryshe si dhe kreu i Bandës së Durrësit, kishte bërë kërkesën për lirim të parakohshëm në Gjykatën e qytetit bregdetar.
Gjykata e Durrësit nuk ka pranuar një kërkesë për lirim nga qelia të Lulzim Berishës, atij që njihet ndryshe si drejtuesi i bandës së Durrësit. Berisha është dënuar nga Gjykata e Lartë me 25 vite burg, si autor i disa vrasjeve në Durrës. Gjykata e Lartë, pak vite më parë rrëzoi dënimin e përjetshëm të dhënë nga dy gjykatat e Krimeve të Rënda dhe vendosi që
Berisha të dënohet me 25 vite burg. Ky i fundit, momentalisht vuan dënimin në spitalin e burgut të Durrësit. Kërkesa për të lënë qelinë është e para e këtij lloji e Berishës, pasi gjatë kësaj periudhe ai ka fituar disa herë ulje dënimi nga gjykata e Durrësit.
Mirëpo kjo e fundit kërkesës së Lulzim Berishës për t’u liruar nga qelia i është përgjigjur në “JO”, duke refuzuar lirimin e tij me kusht. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit të Durrësit, i cili ka argumentuar se i dënuari, megjithëse ka treguar maturi dhe korrektësi në vuajtjen e dënimit ,ende nuk përmbush kriteret ligjore për të përfituar nga lirimi me kusht.
Aktualisht L
ulzim Berishës i kanë mbetur edhe 6 vite burg. Ai është dënuar nga gjykata me 25 vite burg për krijim të grupeve strukturura kriminale dhe vrasje.
Grupi jashtëI dënuari me 25 vite burg
Lulzim Berisha vijon të mbajë kontakte me anëtarët e grupit. Një raport i ministrisë së Brendshme, i siguruar eksluzivisht nga “Shqiptarja.com”, tregon se Lulzim Berisha mban në mënyrë të paligjshme telefon në burg dhe nëpërmjet tij mban kontakte të vazhdueshme me kunatin e tij, Plaurent Dervishaj dhe anëtarët e tjerë të grupit si Mirel Fjerza, Mond Çekiçi, Julian Meçaj. Në raport vihet re një detaj interesant, pasi Berisha i dënuar me 25 vite burg për një sërë krimesh, vuan dënimin e tij në burgun e spitalit në Durrës, ku qëndron i vetëm në dhomën nr.1 në katin e dytë. Nuk dihet nëse Lulzim Berisha vuan nga ndonjë sëmundje.
Dënimi me Kodin e vjetërDy vite më parë Krimet e Rënda vendosën ta dënojnë me burgim Lulzim Berishën, njeriun që u akuzua për një mori krimesh, vrasjesh që kishin të bënin me trafikun e drogës apo me grupin kriminal që ai akuzohej se kishte drejtuar në Durrës. Pas dhënies së vendimit të dënimit, mbrojtja e Berishës apeloi “burgimin e përjetshëm”, por shkalla e dytë nuk ndryshoi asgjë në rrjedhën e fatit të masës së dënimit për kreun e “Bandës së Durrësit”. Mbrojtja e tij vijoi betejën me drejtësinë, duke ditur mirë faktin në të cilin do të zinin ‘mat’ dy shkallët e tjera të gjyqësorit për masën e padrejtë që ishte dhënë ndaj klientit të tyre. E dërgojnë në Gjykatën e Lartë dhe shqyrtimin për ndryshimin e masës së dënimit. Kështu, pas tetë seancave të zhvilluara në Gjykatën e Lartë, Kolegji Penal i drejtuar nga gjyqtari Shkëlzen Selimi, ka argumentuar se aktiviteti kriminal i Lulzim Berishës është kryer në vitet 1998-2000 dhe ai duhej të dënohej me ligjin e kohës së kryerjes së krimeve. Në atë kohë, pra në vitet `98-2000, vrasja me paramendim dënohej me maksimum 25 vjet.
Gjashtë vjetAktualisht Lulzim Berishës i kanë mbetur edhe 6 vite burg. Ai është dënuar nga gjykata me 25 vite burg për krijim të grupeve strukturura kriminale dhe vrasje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
35%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 3177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë
14 Gusht, 13:09
-
'Shtëpia më është sulmuar me antitank', Lulzim Berisha para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni në Shqipëri, më rrezikohet jeta
2 Korrik, 14:04
-
GJKKO rrëzon SPAK për Lul Berishën! Refuzon pushimin për vrasjen e Vajdin Lames
16 Shkurt, 14:42
-
Si u arrestua Lulzim Berisha në Spanjë, Media angleze: Shqiptari më i kërkuar në Europë fshihej mes turistëve britanikë
28 Dhjetor 2023, 10:49
-
Si u arrestua Lulzim Berisha/ Ministria e Brendshme spanjolle jep detaje: Po tentonte të largohej
18 Dhjetor 2023, 14:58
-
‘I ngjante një turisti’, mediet spanjolle jehonë arrestimit të Lulzim Berishës: E lokalizoi policia shqiptare, pritet të refuzojë ekstradimin
15 Dhjetor 2023, 17:15
-
Arrestohet i shumëkërkuari Lulzim Berisha, fshihej në Spanjë me letra bullgare! Pritet ekstradimi i ish-kreut të bandës së Durrësit (FOTO)
14 Dhjetor 2023, 12:40
-
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
23 Shkurt 2023, 17:13
-
Dosja/ Nga korruptimi, kërcënimi, helmimi tek lajthitja, të gjitha tentativat për të rrëzuar dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme
14 Nëntor 2022, 14:58
-
'Kushtetuesja' rikthen në burg Lulzim Berishën, lë në fuqi Gjykatën e Lartë, beteja 10-vjeçare e ish-kreut të Bandës së Durrësit me drejtësinë
5 Korrik 2022, 20:20
-
EKSKLUZIVE/ Letra sekrete e të penduarit Luftar Reçi: Kam mik për jetë Agron Kuliçajn, më shpëtoi nga burgu i përjetshëm! Erjon Llapushi të lajmërojë Çapjat se janë në rrezik
25 Prill 2022, 10:35
-
E plotë/ Rrëfimet e Luftar Reçit që tronditën botën e krimit, të implikuarit nga Shullazi tek Lul Berisha, roli u Ymer Lalës në vrasjen e Maks Lalës, ekzekutime e djegie kufomash
24 Shkurt 2022, 09:53