Kërkesa e KLGJ për uljen e numrit të gjykatave, Dhoma e Avokatisë: Drafti i pastudiuar e i njëanshëm! Do të sjellë kosto financiare për qytetarët

Kërkesa e KLGJ për uljen e numrit të gjykatave, Dhoma e Avokatisë: Drafti i pastudiuar e i njëanshëm! Do të sjellë kosto financiare për qytetarët

Kryetari i Dhomës të Avokatisë të Shqipërisë, Maksim Haxhia

Dhoma e Avokatisë ka reaguar në lidhje me propozimin e KLGJ për të shkurtuar nga 34 gjykata në 15. Nëpërmjet një deklarate, Kryetari i Dhomës të Avokatisë të Shqipërisë, Maksim Haxhia, shprehet se drafti i KLGJ është i pastudiuar dhe i njëanshëm dhe se duhet të bëhet pjesë e diskutimeve me të gjithë aktorët.

Po ashtu Haxhia thekson se, sipas tij, ulja e numrit të gjykatave do të sjellë edhe kosto financiare për qytetarët.

"Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë e njohur nëpërmjet mediave lidhur me draft hartën  e gjykatave të nivelit të parë dhe atyre të apelit, mbart shqetësimin shumëdimensional lidhur me këtë draft harte. Draft i cili është në injorim të plote te mosthithjes së opinionit të grupeve të interesit ku në vend parësor është Dhoma e Avokatisë në të dy nivelet, në atë kombëtar dhe lokal. Njohja indirekt me këtë draft hartë është gjithashtu një proces i cili nuk i është nënshtruar një diskutimi tërësor dhe në detaje të të gjithë problematikave që dalin në pah lidhur me miratimin dhe vënien në zbatim të këtij projekti . Ky projekt sipas mendimit tonë paraprak krijon pasoja të renda si në organizim si në ushtrimin juridiko profesional të të gjithë aktorëve në proces duke filluar nga gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe subjektet fizikë dhe juridikë pjesëmarrës ne proceset gjyqësore, pa përmendur këtu probleme shumë të mëdha dhe delikate të infrastrukturës. Ju bëjmë thirrje dhe këkrojmë që ky draft hartë të bëhet objekt i diskutimeve të detajuara me pjesëmarrjen e gjithë aktorëve të drejtësisë pa përjashtuar edhe shoqërine civle për shkak të aksesit në gjykata të publikut si dhe kostove financiare të renduara që pas sjell ky draft për publikun ", thuhet në reagim.

Dhoma e Avokatisë i bën thirrje KLGJ, KLP dhe ILD që të marrin me seriozitetin dhe përgjegjësinë 'më të madhe' hedhjen e këtij hapi 'me shumë pasoja për të gjithë'.  Duke e konsideruar 'praktikë të pastudiuar', Dhoma e Avokatisë i kërkon KLGJ që të heqë dorë  ose në të kundërt paralajmërojnë për qëndrim të përshkallëzuar.

"Ndodhur në këto kushte dhoma ka thirru me urgjencë organet drejtuese për të diskutuar me përgjegjësi dhe objektivitet. Sa sipër si hap të pare ju bëjmë thirrje institucioneve më të larta të qeverisjes së drejtësisë, KLGJ, KLP dhe ILD si dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe komisionit për çështje ligjore në Kuvend, për të marrë me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të madhe hedhjen e këtij hapi tepër të rëndësishëm dhe delikat e me shumë pasoja për të gjithë. Ju bëjmë thirrje që të heqin dore njëherë e përgjithmonë nga praktika te tilla te pastudiuara, te njëanshme te cilat se bashku me ecurinë e procesit te reformave dhe vetingut e kane vene drejtësinë ne gjendje parakolapsi . Ju bëjmë me dije ne rast te msovlerësimit te këtij shqetësimi do e vere Dhomën e Avokatëve të mbajë qëndrim te përshkallëzuar", theksohet në reagim.

Ky reagim i Dhomës së Avokatisë vjen pas qëndrimit të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila në një intervistë për gazetarin e Report Tv e ka cilësuar vendim e KLGJ 'drastik, që nuk i shërben qytetarëve'. Gjonaj tha se harta e re gjyqësore duhet të bëhet në bashkëpunim mes KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale