Pas përfundimit të punimeve të samitit të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel mesazhi i ri i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për Tiranën zyrtare është që të pranohet se Fredi Beleri është zgjedhur ligjërisht kryetar i bashkisë në Himarë dhe ai të betohet.
“Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, është në thelb çështje e shtetit ligjor. Nuk është një ndasi dypalëshe thjesht që Greqia ka me Shqipërinë. Ajo që ne kërkojmë është e qartë: të pranohet që Fredi Beleris u zgjodh ligjërisht kryetar i bashkisë. Ne nuk ndërhyjmë në veprën e drejtësisë shqiptare, por këtu kemi zgjedhje të cilat Fredi Beleri i ka fituar dhe ai nuk mund të marrë detyrën e tij sepse aktualisht është në burg, pasi ndaj tij janë ka disa akuza.
Këto gjëra janë shumë të qarta nga ana jonë. Dhe ne gjithmonë presim me padurim që të mund të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur këtë problem, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të Himarës të respektohet në thelb. Kjo ishte ajo që kërkonim që në fillim. Po punojmë për ta zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që edhe Shqipëria të tregojë se në një çështje kritike siç është për ne respekti i pakicave kombëtare, ka ndërmarë hapat e nevojshëm që ne të gjithë kërkojmë nga një vend që aspiron të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian", shtoi ai raportojnë mediet greke.
Ai tha se Greqia ka mbështetur gjithmonë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. "Greqia ka qenë gjithmonë protagoniste në mbështetjen e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kjo qasje ka rregulla të caktuara, është një proces ku çdo vend vlerësohet individualisht për progresin që bën në një sërë çështjesh, duke përfshirë çështjet e sundimit të ligjit".
Lajmi kryesor:
Mitsotakis publikon foto bardh e zi me Ramën në samitin e Brukselit: Shqetësimet greke janë marrë parasysh! Po punojmë për ta zgjidhur çështjen 'Beleri'
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.5%
-
Të panevojshëm
25%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 3611
Lajme të tjera
-
Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, mediat greke: Do shoqërohet nga qindra forca policie
11 Maj, 09:10
-
Rama podcast 3 fituesit e Global CyberDrill 2024: Batalioni special për mbrojtjen e Shqipërisë nga sulmet kibernetike
11 Maj, 08:40
-
Mero Baze: Edi Rama si shpëtimtar i zgjedhjeve evropiane të Greqisë
10 Maj, 21:01
-
Bashkëkryetarja e PS në Athinë zbulon detaje nga takimi i Ramës me diasporën: Performancë nga Noizy e Eleni Foureira! Polemikat nxitën më shumë pjesëmarrje
10 Maj, 20:31
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 16 maj në Kotorr/ Rama, Kurti dhe Vuçiç bëhen bashkë! Pjesë do jetë dhe nd.sekretari O'Brien
10 Maj, 20:27
-
Kryeministri i Anglisë, Rishi Sunak telefonon Edi Ramën për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe trajtimin e çështjes së emigrancionit
10 Maj, 12:53
-
'Hartim i klasës së parë' Basha komenton pr/rezolutën e Ramës për antikorrupsionin: Klithmë paraelektorale e konceptuar keq
10 Maj, 11:48
-
Vangjeli: Tre kabinetet paralelë me Ramën kryeministër
10 Maj, 11:40
-
Rama në Athinë në sallën me 3500 vende: Moment krenarie! Qeveria greke: Do respektohen masat e sigurisë! PS: Takimi do jetë festë
10 Maj, 08:16
-
Mero Baze: Kush do ta votojë reformën e re antikorrupsion?
9 Maj, 20:56
-
Rama hap arkivën, takimi në 2006 me shqiptarët në Athinë! Rikthimi pas 18 vitesh të dielën: Ja dy gjërat që kanë ndryshuar
9 Maj, 20:34
-
Skënder Minxhozi: Mitingu i Athinës, Fshesës i është vënë fshesa!
9 Maj, 20:14