Kryeministri Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, krah një fotoje të një tabele rrugore të rrëzuar në tokë nga protestuesit. 

Tabela me shenjën ‘Stop’ ka mbishkrime nga kalimtarët duke formuar në anglisht shprehjen “I’ll never stop loving you” (s’do të resht kurrë së të dashuri). Rama i ka shtuar edhe një modifikim përmes aplikacioneve duke i shtuar në fund fjalën ‘Shqipëri’.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Protestat e dhunshme/ Rama: Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’na duan në BE! E dua vendin dje e sot, s’ka forcë që e rrëzon përtokë (VIDEO)