Kërkesa e PD, KQZ shtyn me 3 ditë
mbledhjen për ndarjen e mandateve

Kërkesa e PD, KQZ shtyn me 3 ditë<br />mbledhjen për ndarjen e mandateve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot mbledhjen ku u diskutua për shpërndarjen e mandateve, e cila është shtyrë javën e kaluar.
 
Denar Biba, Kryetari i KQZ është shprehur e ka ardhur materiali i kërkuar nga Partia Demokratike,
  
Ndërsa Ivi Kaso ka deklaruar se po studiohet hollësisht materiali dhe lëvizjet e popullsisë dhe se duhet më tepër kohë.

Sipas tij është kërkuar prej dy javësh është kërkuar materiali nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civlie, por nuk është vënë në dispozicion.
 
Kaso gjithashtu ka kërkuar të shtyhet disa ditë mbledhja deri sa të verifikohet materiali voluminoz pasi një kërkesë e tillë mund të vërë në vështirësi KZQ për shkak të parashikimit ligjor.
 
Kaso u shpreh se në të kaluarën gjendja civile ka mbyllur sytë për manipulimet me zgjedhësit ndërsa nënvizoi se interesi i PD është të miratojë një akt të vërtetë.

Genc Gjoncaj deklaroi se materiali prej dy javësh i është vënë në dispozicion Oerd Bylykbashit. Ai u shpreh: “Para disa vitesh ne patëm kërkuar informacion nga drejtoria e gjendjes civile kur ishim në opozitë, ndërsa opozita aktuale e ka informacionin që kërkon”. Ai tha se informacioni i mbërritur i përgjigjet të gjitha pyetjeve të kërkuara.

Edhe kjo mbledhje u shty, ndërsa Denar Biba ka propozuar datën 3 dhjetor në orën 09:00 për mbledhjen e radhës, vendim ky që u miratua me 6 vota pro dhe 1 kundër. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri