Kërkesa e PD për qeveri teknike
Zef Brozi: Kundër SHBA e BE

Kërkesa e PD për qeveri teknike<br />Zef Brozi: Kundër SHBA e BE
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook është shprehur se shtyrja e zgjedhjeve, qeveria teknike për të cilat pretendon opozita, janë antiamerikane dhe antieuropiane, dhe se nuk janë në interes të shqiptarëve.

Ai u ka bërë thirrje aktorëve politik që të kontribuojnë për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
 
Brozi ka përmendur disa pika kryesore që nëse do të zbatoheshin nga të gjithë aktorët politik atëherë do të kishim zgjedhje të lira jo vetëm këtë 18 qershor por edhe ato pasardhëse.
 
Sipas tij, për realizimin e këtij kushti kryesor të opozitës, pikë së pari ajo duhet të shkojë në parlament për Komisionet e Vettingut, të paraqesë propozimet konkrete për ndryshimet në Kodin zgjedhor, të cilat Brozi i konsideron shumë të nevojshme.
 
Gjithashtu ai shprehet se partitë nuk duhet të lejojnë të kandidojnë persona të inkriminuar si dhe është kundër koalicioneve partiake parazgjedhore.
 
"Opozita të shkojë në Parlament e të zgjedhë Komisionet e Vetingut. -Opozita të paraqesë propozimet konkrete për ndryshimet aq të nevojshme në Kodin Zgjedhor. -Opozita dhe Mazhoranca të mos lejohen të kandidojnë persona të inkriminuar e të korruptuar. -Jo koalicioneve partiake parazgjedhore. - Çdo parti politike të dalë vetëm në zgjedhje. -Jo KQZ partiake. -Jo komisione partiake për qendrat e votimit dhe numërimit. -Jo sistemit aktual zgjedhor që është sistemi që deformon vullnetin e zgjedhësve, pra është një sistem jodemokratik. - Po një sistemi MAZHORITAR zgjedhjesh ku votuesit votojnë për personin, pra për kandidatin e tyre", shkruan Brozi.
 
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi është shprehur pro zgjedhjes së Presidentit nga populli dhe jo nga partitë politike si dhe është shprehur kundra kompromiseve të partive që sipas tij, janë të dëmshme për interesin e shqiptarëve.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg