Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i bëri sërish thirrje SPAK që të hetoj ish-kryeministrin. Berisha tha se Rama po vepron për të tërhequr vëmendjen, nga varfëria e frikshme që ka mbërthyer vendin.

‘Merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Edi Rama beson se me këto qendrim që cilat janë të denja për Korenë e veriut apo regjimin e etërve të tij ka disa synime. Më sa pari të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve, të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme, për shkak të kësaj qeverie, të këtij kryeministri i cili vjedh me firmë dhe vulë.  Rezultonte se nga 2014, ideksi i çmimit të ushqimeve është rritur 100%. Shumica e familjeve shqiptare shpenzojnë vetëm për ushqimet. Një varfëri e frikshme.’- tha Berisha.

Ndërsa Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se Rama ka vendosur partinë e tij në funksion të kërcënimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve. 

Kryeministri Rama ripërsëriti sot thirrjen e tij për SPAK që të mos humbë kohë dhe të hetojë sa më parë ccështje të kaluara. Për kryeministrin Edi Rama, të kërkosh më shumë nga drejtësia, për hetimin e personave të korruptuar, ky nuk është presion. Nga selia e PS-së, ku zhvilloi një konferencë me ministrin Drejtësisë, Ulsi Manjën, kreu i qeverisë mohoi t’i ketë bërë presion drejtësisë, ndërsa foli në lidhje me qëndrimin e tij ndaj SPAK për të hetuar korrupsionin e politikanëve e gjykatësve e të prokurorëve të korruptuar të përjashtuar nga procesi i vetingut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Kryemadhi-Ramës: Reformën në drejtësi e bëmë që politika të mos fuste më duart në sistem, sot qeveria e tëra në funksion të kërcënimeve ndaj SPAK

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Rama. Kryemadhi është shrpehur se Rama ka vendosur partinë e tij në funksion të kërcënimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve

 “Në vitin 2016 miratuam me 140 vota dhe ndihmën e SHBA-BE një reformë në drejtësi që të hiqnim përfundimisht duart e politikës nga drejtësia.

Sot, kryeministri i vendit e ka vendosur partinë e tij në pushtet, në funksion të kërcënimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, që të mos dënojnë korrupsionin e grupit të tij. Gjithçka e thënë me logon e partisë socialiste në sfond.

Moralisht e turpshme, ligjërisht e dënueshme! Rama deklaron se ka udhëhequr Reformën në Drejtësi, por ajo nuk është si reforma në ujin e pijshëm që ai me Alqin e inceneratorëve e përdorën për të zhytur drejt falimentit bashkitë dhe duke rënduar familjet shqiptare përmes taksave të larta.

Reformën në Drejtësi e konceptuam dhe miratuam me 140 vota që të mos ishte ‘Ramaforma’ e radhës. Sot shohim si Rama i ngërdheshet prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke i thënë se i ka ndihmuar të kalojnë vetingun, ndaj është herezi që sistemi i drejtësisë të hetojë kryekorruptuesin e sistemit dhe bandën e tij.

Një sistem i pavarur i drejtësisë është jetik për të frenuar shpopullimin dhe nxitur integrimin evropian të Shqipërisë, ndërsa synimet e kryeministrit janë krejt të ndryshme. Tik Tak ora jote po afron”, ka shkruar Kryemadhi.