Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia nuk i sulmoi objektet energjetike të Ukrainës mbrëmë, pas thirrjeve për një armëpushim afatshkurtër nga Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, presidenti ukrainas shkroi në rrjetet sociale se kishte sulme në infrastrukturën energjetike "dje pasdite" në disa rajone dhe Rusia tani i ka zhvendosur sulmet e saj në logjistikë.
"Sulmet me dronë mbi ndërtesat e zakonshme në qytete janë gjithashtu të vazhdueshme", tha Zelensky.
"Një raketë balistike u përdor gjithashtu për të sulmuar Kharkiv, depot e prodhimit civil të një kompanie amerikane u dëmtuan", vijoi më tej Zelensky.
Zelensky tha po ashtu se "shaheedët" goditën Zaporizhian dhe dronë të tjerë goditën rajonin e Khersonit.
Më herët Kremlini tha se Vladimir Putin kishte rënë dakord të ndalonte sulmet në qytetet ukrainase deri më 1 shkurt, pasi "ishte një kërkesë personale nga Presidenti Trump".
Trump tha gjatë një takimi të kabinetit se i kishte kërkuar Putinit të përmbahej nga sulmet me rreze të gjatë veprimi që kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe ngrohjen në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Zelensky sfidon Putinin: Eja në Kiev për bisedime! Kremlini reagon për armëpushimin: Trump na ka kërkuar të ndalim sulmet deri më 1 shkurt








