Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme raportin ku mbështet kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Ndërkohë që PS ende nuk ka dalë me një raport të vetin nga Këshilli i Imunitetit, Berisha thotë se Edi Rama po shkon drejt djegies së afatit 3 mujor për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut. Afati i fundit është data 12 mars, ndërsa Berisha thotë se ky është në skenar i mundshëm që mund të përdorë Rama për ta mbrojtur Ballukun.
“Ka shumë mundësi që kjo po ndodh. Që ata po djegin afatin 3-mujor. Ka shumë mundësi. Transaksionet e tij janë të pafundme bashkë me sojin dhe sorollopin e saj. Ka bërë përpjekje të hapura për të dëmtuar provat. Ka kërcënuar zyrtarët e drejtësisë me banda dhe banditë, çka fakton se të gjitha kërcënimet që i janë bërë prokurorëve të SKAP janë bërë nga qeveritarët me bandat e tyre. Po, u janë dërguar mesazhe kërcënuese, vdekjeprurëse dhe prapa tyre qëndron e tëra Lubia dhe Edi Rama. Faktikisht me këto veprime ai asgjëson sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Ergys Agasi është Edi Rama, njeriu që organizon vrasje, njeriu që organizon vjedhjen e të gjitha të dhënave të qytetarëve shqiptarë për t’ua dhënë bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Ergys Agasi, me videot e tij, i ka kompromentuar këta më shumë se ato të Epstein janë lule çfarë ka zyra e Agasit, duke filluar nga Rama vetë dhe vazhduar me ministra, me drejtues kryesorë institucionesh, me prokurorë, me gjykatës, me policë, etj. Pra, janë shqiptarët ata të cilët do thonë fjalën e tyre.
Vetëm një gjë, sot askush nuk mund të thotë se unë nuk e dita. Nuk duhet të abuzoj me krahasime, por rikujtoj këtu një moment në vitin 1991 në parlament, kur një eksponent i PS u ngrit e tha, nga ta dija unë se Enver Hoxha kishte tre dynym qilima persianë në shtëpi. Ai nuk e dinte atë. Ai dinte që Enver Hoxha ka vrarë, ka prerë, i ka bërë të gjitha, por për ato ishte bashkautor vetë. Kurse tek qilimat nuk e dinte. Kurse tani për Edi Ramën dihen të gjitha. Nuk mund të thotë njeri që nuk dita. Ndaj dhe duhet të dalim, të bashkohemi, t’i japim atë që meriton atij dhe organizatës së tij kriminale”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
PD nxjerr raportin/ Kërkesa për arrestim, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet, ARRSH s’na ka dorëzuar dokumentet në kohë











