Kërkesa për referendum pa përgjigje, KQZ nuk merr dot vendime se s'ka kuorum

KQZ rrëzon kërkesën e 12 nismëtarëve që kërkonin referendum për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe për listat e hapura, nuk ju jepen formularët tip për të mbledhur firmat. Kundër kanë qenë 3 anëtarë të PS, Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Bledar Skënderi.

Klement Zguri kryetari i KQZ, i cili dha votën pro për referendum u shpreh se legjislacioni që aktualisht është në fuqi pengon qytetarët që të shprehen lirshëm për të drejtat e tyre.12 nismëtarët e shoqërisë civile duhet ti drejtohen Kolegjit Zgjedhor për kërkesën e tyre, ku dhe në këtë organ situata është e njëjtë.

Nismëtarët e kërkesës theksuan se ata do të rikthehen sërish në KQZ për të çuar deri në fund kërkesën e tyre, për kryerjen e referendumit.

Vendimet e sotme te KQZ-se
Vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës së 12 nismëtarëve, me objekt “Për fillimin e procedurave për referendum të përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë”. KQZ nuk arriti të marrë vendim për shkak të votimit 2 pro dhe 3 kundër kërkesës së 12 nismëtarëve.

Projektvendimin “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak.

Projektvendimin “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020”.

KQZ  vendosi miratimin e sturikturës buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja