Nuk plotësohet kuorumi, shtyhet mbledhja e KLD/ Rendi i ditës

Nuk plotësohet kuorumi, shtyhet mbledhja e KLD/ Rendi i ditës

Keshilli i Larte i Drejtesise

TIRANE-Shtyhet mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Paraditen e sotme është mbledhur KLD, por si pasojë e mos plotësimit të kuorumit është shtyrë. Në mbledhje ishin; Presidenti Meta, Petrit Çomo, Gerd Hoxha, Bruna Kadi dhe Eneida Civici, ndërsa anëtarët e tjerë jo. Report Tv mëson se në rendin e ditës ishin disa çështje, që pritej të sillnin debat. Në pikën e parë ishte kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Administratives në Shkodër,  Ahmet Jangulli.

Pika që parashikohej të sillte debat ishte ajo mbi raportin e Inspektoratit mbi gjendjen e gjykatave në Shqipëri. Numri i gjyqtarëve është i reduktuar në disa gjykate, për shkak të shkarkimeve nga Vettingu dhe largimet. Gjykata e Kavajës dhe e Lushnjes kanë më pak se 5 gjyqtarë. Raporti i Inspektoratit pritej të nxirrte në pah realitetin.

Ndërsa një tjetër pikë që ishte pjesë e rendit të ditës ishte kërkesa e magjistratëve për emërim. Kujtojmë që në mbledhjen e pak javëve më parë pati mjaft debate në KLD, pasi u rrëzua kërkesa e Ministres së Drejtësisë për shkarkimin e tre gjyqtarëve. Tashmë pritet të vendoset se kur do të bëhet mbledhja e ardhshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë