Kërkesa për të përshpejtuar vendimin për 'fatin' e PD, përfaqësuesi ligjor i grupi të Alibeaj: Berisha asnjë kërkesë zyrtare për zgjidhjen, bëjnë retorikë

Kërkesa për të përshpejtuar vendimin për 'fatin' e PD, përfaqësuesi ligjor i grupi të Alibeaj: Berisha asnjë kërkesë zyrtare për zgjidhjen, bëjnë retorikë

1673942474_Screenshot4.jpg

Deklaratës së Sali Berishës për tërheqjen e grupit të Alibeajt nga gjykimi i bashkimit të dy statuteve të Partisë Demokratike, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka bërë një postim sqarues. Teksa tregon arsyet se pse është bërë kjo kërkesë ai thotë që Berisha bën vetëm retorikë politikë dhe nuk ka nga ana e grupit të tij asnjë kërkesë zyrtarisht për të pasur përshpejtim të vendimit.

"E shikoj të domosdoshme të shkruaj këto rrjeshta për të sqaruar dhe qartësuar në mënyrë përfundimtare dhe shteruese veprimet e sotme në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe pasojat e tyre.  Në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike kam ndjekur të gjitha zhvillimet juridike në Gjykatën e Apelit duke kërkuar që kjo e fundit të caktojë datën për gjykimin e vendimit të gjyqtarit Zhukri. Me gjithë kërkesat tona institucionale, kjo gjykatë ende nuk ka caktuar një datë për këtë gjykim.

Nisur nga fakti që gjykimi lidhur me kuvendin e 18 dhjetorit mund të përdorej si argument ligjor për mos caktimin e datës së gjykimit të Apelit për vendimit Zhukri, për shkak të lidhjes ligjore ndërmjet këtyre dy çështjeve, me qëllim heqjen e çdo pengese për gjykimin e vendimit Zhukri, zgjodhëm që të heqim dorë nga gjykimi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të kuvendit të 18 dhjetorit. Kërkesa për regjistrimin e këtyre ndryshimeve do të depozitohet në Gjykatën e Tiranë brenda kësaj jave.

Ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, deri më sot, këta së bashku nuk kanë kërkuar në asnjë rast që Gjykata e Apelit Tiranë të shprehet lidhur me vendimin e Gjyqtarit Zhukri dhe për pasojë zgjidhjen e ngërçit ligjor të krijuar lidhur me legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit. Nuk ka asnjë kërkesë të tyre drejtuar kësaj gjykate për caktimin e seancës përveç retorikes politike për kapjen e saj nga Rama.

I vetmi person që nuk ka interes që gjykata të shpehet lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës është pikërisht Sali Berisha. Duke u bazuar në pretendimet e Rithemelimit i kërkojmë atyre që bashkërisht të kërkojmë që Gjykata e Apelit të caktojë datën e seancës dhe të zgjidhim ngërcim ligjor për demokratët dhe për Partinë Demokratike. Le t’i kërkojmë bashkërisht Gjykatës së Apelit caktimin e seancës dhe t’ia nënshtrojmë ligjshmërinë e Kuvendit të 11 dhjetorit gjykimit të saj. Vendimi jo vetëm do të tregojë se si qëndron e drejta por edhe do t’i japë fund njëherë e mirë përdorimit të emrit dhe simboleve të Partisë Demokratike në mënyrë të paligjshme nga Rithemelimi", shkruan Sefa.


Lajmi kryesor:

PD zyrtare tërhiqet për bashkimin e 2 statuteve, kërkesë Apelit: Shpejtoni gjykimin për vendimin e Zhukrit, të vendoset para 14 majit! Berisha: 'Alibasha' pranoi 11 dhjetorin


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës