Kërkesa për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë, Kryemadhi: Rama do kohë për largimin e zgjidhjes politike (VIDEO)

'Kryeministri Rama po kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Parlament deri në muajin mars, i cili ka të bëjë për sa i përket largimit të zgjidhjes politike që ka sot Shqipëria, që mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe kërkon një spostim të tillë për të fituar kohë" ky ka qenë reagimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi për sa i përket kërkesës së qeverisë për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë deri në mars.

Kryemadhi ndër të tjera ka thënë se Rama po kërkon kohë që të mos ketë zgjidhje politike dhe sipas kryetares së LSI, kjo bëhet për të instaluar sistemi autokrat. Këto deklarata Kryemadhi i bëri në tryezën e thirrur nga opozita jashtë parlamentit për sa i përket kundërshtimit të projektligjit 'anti-shpifje'. 

"Nuk po ikin njerëzit më të pasur apo ata më të varfër, por në fakt po ikën klasa e mesme, ku përfshihen bizneset e vogla dhe të mesme, punonjësit e administratës publike, gazetarët, opinionistët dhe shumë të tjerë për shkak se kanë garancinë e shkollimit të fëmijëve të tyre, sigurinë, sistemin shëndetësor, etj. Më pas për atë kontingjent njerëzish që kanë ngelur dhe që ka ardhur duke u tkurrur, do të jetë censura mbyllja e gojës. Në fakt të gjithë kemi konstatuar problematika që po shfaqen.

Sot kemi një kryeministër që po kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Parlament deri në muajin mars, i cili ka të bëjë për sa i përket largimit të zgjidhjes politike që ka sot Shqipëria, që mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe kërkon një spostim të tillë për të fituar kohë dhe për të vazhduar në instalimin e atij sistemi autokrat që e kanë shumë vende të tjera, duke kërkuar të bëjë një kopje të shëmtuar. " tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka folur edhe pas tryezës së thirrur nga opozita duke theksuar se Rama po e shfrytëzon situatën me tërmetin për të fshehur mos përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

"Përsa i përket propozimit të sotëm të Kryeministrit për zgjatjen deri në mars të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Tashmë kryeministri kërkon për të mbuluar në mënyrë të vazhdueshme fatkeqësinë e tërmetit të 26 nëntorit, për të kaluar në një situatë tjetër dhe për të mbyllur gojën e mediave dhe të gjithë kritizerëve të tij, e tjetra për ti qëndruar sa më larg zgjidhjes së krizës politike në të cilën gjendet sot Shqipëria. Kërkesat e qeverisë sot dhe qeverisë Rama nuk janë gjë tjetër veçse largimit nga 9 kushtet e Bundestagut, nuk janë gjë tjetër veçse largim nga problemet që ka sot Shqipëria, duke filluar nga ajo që është më e rëndësishme, që në pranverë KE kërkon që të eci përpara me hapjen dhe çeljen e negociatave për Shqipërinë së bashku me Maqedoninë e Veriut, por mënyra që z. Rama kërkon që të zvarrisi dhe të largojë sa më larg Shqipërinë nga Bashkimi Europian nuk është gjë tjetër, sepse tashmë më çfarë kuptojmë ne zoti Rama ka një axhendë politike anti europiane, ka një axhendë politike anti Shqiptare. Ky është momenti i parë që ne njihemi sot me kërkesën e tij, do të vazhdojmë konsultimet tona me partnerët tanë ndërkombëtarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por nga na tjetër dhe më të gjithë grupet e interesit që kanë të bëjnë për sa i përket situatës politike dhe ekonomike. Kolapsin ekonomik në të cilën shumë shpejt pritet që Shqipëria të kalojë dhe mendoj që ajo që është shumë e rëndësishme është që edhe me këtë gjë të gjithë ekspertët tanë të ekonomisë duhet të fillojnë dhe të merren. Largimi i z. Arben Malaj nga bordi i Bankës së Shqipërisë dhe zëvendësimi i tij me ndonjë kasnec të z. Rama nuk është gjë tjetër, mund të jetë një lëvizje tjetër politike për të mbuluar gropën e zezë ekonomike që po kalon sot Shqipëria, spostimi i të gjithave fonde e te tjera me radhë, ashtu sikur se mbulimi i mos përballimit të situatës emergjencës civile për sa i përket çështjes së tërmetit të 26 nëntorit." tha Kryemadhi. " tha Kryemadhi ndër të tjera. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 16/12/2019 13:36

    Turpi politikes shqi0tare vazhxon akoma.Prit te behen zgjedhjet dhe nuk do marresh asnje vote.Por perpara te presim SPAKU n .Populli nuk ju do si klase politike qe keni 30 vjet qe po i nxini jeten ketij populli

    Përgjigju
  • raul: 16/12/2019 11:40

    Mos na e nxirni me kete termetin se keshtu e meriton te quhet se eshte femra me e urryer e shqiptareve bile femra me e urryer ne planet bashke me sharebajgat e leshitlikes Kejdi dhembcakallja . Klajda surrattepsija , Nora bythderrja gjithollog'ja. kesaj ne kete situate i dhimbsen shume portalet e tipit Cim peka apo cim pordha sic quhet rendom ne publik ky militant i leshitdhise. Nafije Dybeku Fallxhorja apo doktoresha horoskopike nuk vjen me ne pushtet se nuk ka luajtur menc ky popull te sjelle ne pushtet particken e drejtoreve dhe ministrave hajdute dhe te gjithe te pandehur,,,,

    Përgjigju
  • Bruno: 16/12/2019 11:31

    Po kete gjendjen e jashtesakonshme sikur e kerkoje opozita me Lulin ne krye.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale