U ndërtua në vitin 480 para Krishtit, arkeologët gërmojnë në themel për të zbuluar misterin e Tempullit të Shtyllasit në Apoloni

U ndërtua në vitin 480 para Krishtit, arkeologët gërmojnë në themel për të zbuluar misterin e Tempullit të Shtyllasit në Apoloni

Kërkimet arkeologjike në Apoloni

Misioni shqiptaro-gjerman i kërkimeve arkeologjike ka zbuluar themelet dhe bazamentin e tempullit të Shtyllasit. Gërmimet janë bërë pranë Apollonisë së Pojanit. Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë Ornela Dyrmishi thotë për Report tv se këto zbulime na japin të dhëna me peshë për themelet e tempullit, si dhe kuptimin e situatave nga ndërtimi deri tek shkatërrimi dhe marrja e blloqeve te tij nga Pashai i Beratit.

Tempulli nga merr dhe emrin fshati Shtyllas, është ndërtuar në vitin 480 para Krishtit dhe ka qenë ngaherë objekt që ka ndjellë kërshërinë e arkeologëve, edhe për të zbuluar se cilës perëndi i dedikohej, ndaj fillimi i gërmimeve mendohet i një rëndësie të veçantë. Kolona verikale e mbetur prej tij ,6,83 m e lartë është Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Pranë tempullit janë bërë edhe më herët punime të sondazheve arkeologjike por jo të këtij niveli të zbulimit të bazamentit.  Këto gërmime siç konstatojnë studiuesit përbëjnë një përpjekje thelbësore për të zhveshur tempullin nga misteri i shtrirë në 2500 vjet, edhe sa i përket Perëndisë që i është dedikuar. Ndonëse siç konstatojnë studiuesit edhe në dekadat e mëhershme aty janë bërë disa punime të sondazheve arkeologjike si dhe punime restauruese në kolonë.

Ndonëse ende jo në përfundime konkrete ekzistojnë disa hipoteza se tempulli mund të jetë ngritur në nder të Apollonit (Artan Shkreli) apo perëndisë së luftës së Marsit (Guri Pani).

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'