Gjatë tryezës së diskutimit me 70 pedagogë të universiteteve të ndryshme, me temë ‘Shkenca (jo) politike’, Zhupa tha se projektligji bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e saj, ndërsa krijon gjithashtu përplasje me ligjin e arsimit të lartë dhe Akademinë e Shkencave.
Zhupa, e cila është njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Edukimit thotë se me projektligji e ri për kërkimin shkencor, vendi ynë nuk bën progres, por e kundërta.
"Politika ka detyrat e veta për të dëgjuar shkencën që të shërbejë më mirë ose e kundërta. Në vend që të diskutojmë se si mund të bëjmë përpara me kërkimin shkencor, kjo dëshmon se por bëjmë regres. Janë punuar tre drafte me rektorët dhe në Kuvend s’ka ardhur ai jo i konsultuar me ta. Ky projektligj bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e saj, krijon përplasje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor dhe me Akademinë e Shkencave, si dhe me direktivat e BE dhe atyre evropiane për kërkimin shkencor', tha ajo.
Për Zhupën, një projektligji i tillë përjashton edhe komunitetin shkencor që punon jashtë vendit.
Me rëndësi, sipas kryetares së Komisionit Parlamentar të Edukimit, është që Shqipëria të krahasohet me standardet e vendeve të BE-së dhe jo të vendeve diktatoriale.
"Ligji aktual e thotë se vendoset nga universitet, e jo ministritë të vendosin kush do të jenë fushat e kërkimit për pedagogët. Universitetet shndërrohen në gjimnaze dhe pedagogët thjesht do të japin mësime. Kush kërkon të studiojë dhe të bëjë kërkim shkencor për PPP në ekonomi apo lirinë e medias, me këtë projektligj s’do të financohet. Injoron në mënyrë të plotë komunitetin shkencor që jeton në diasporë. Nuk i shikon si parametra që mund të diskutohen. Ne mbështesim draftin e sjellë nga Konferenca e Rektorëve. Politika duhet të qëndrojë larg shkencës, që financimi i shkencës të rritet dhe të ketë arritje profesionale e kërkuese të pedagogëve. Të krahasohemi me standardet e BE dhe jo të atyre vendeve diktatoriale", tha ajo.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.7%
-
Jo
19.1%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2533
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Spahiu: Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet/ Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra
5 Dhjetor, 21:34
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor, 12:44
-
'Më dukesh si ruse, por nuk je', Braçe i kthehet Zhupës: Mos u lyej me parfum dhe pri thonjtë! Duhet të hetohesh për dezinformim (VIDEO)
5 Dhjetor, 10:46
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49
-
Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit
2 Dhjetor, 18:21
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Beqaj përplaset me Zhupën e Vokshin pas orës 01:00 pas mesnate! Deputetja e PD telefonon Gardën! Detajet e sherrit pasi kamerat u fikën tek kryesia
14 Nëntor, 12:28
-
Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër
14 Nëntor, 09:13
-
Sherr në orën 1 pas mesnate tek Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj futet në sallë, përplaset me deputetët PD! Zhupa: Po kërcënon! Vokshi: Urgjent kthejeni në burg! Ish ministri - Spahos: Ti mbylle gojën
14 Nëntor, 08:25
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD më tallën dhe fyen për mbi 14 orë, s’mund të lejoj nëpërkëmbjen e dinjitetit! S’kërcënova askënd, nuk më lejuan të dëshmoj
14 Nëntor, 08:00
Ina Universitetet vetem kerkim shkencor nuk kane bere
Përgjigju