Kërkohen miliona £ për publikimin e
pamjeve ekskluzive të Schumache

Kërkohen miliona £ për publikimin e<br />pamjeve ekskluzive të Schumache
Një invenstigim ka nisur për mënyrën sesi dikush ka arritur të marrë pajme nga gjëndja e pilotit gjerman, Michael Schumacher në shtëpinë e tij në Gjenevë.

Legjenda e Formula 1 i cili që pas aksidentit që pësoi në 2013 teksa bënte ski në Francë, është zhvendosur nga spitali në shtëpi për të qëndrur nën kujdesjen e stafit mjekësor dhe menaxherit të tij.

Sipas Daily Mail, nuk dihet sesi persona të panjohur kanë arritur të fotografojnë pilotin në gjendje të rëndë dhe kërkojnë 1 milion paund në këmbim të saj.

Menaxheri i tij Sabine Kehm gjatë fundjavës është shprehur se gjëndja e Shchumacher-it nuk është çështje publike ndaj duhet të vazhdohet të mos jepen komente lidhur me të.

Sipas tij privatësia e legjendës është nën ruajtje të vazhdueshme ndaj çdo deklaratë lidhur me të nuk është e vërtetë përveç rasteve kur burimet janë vetë ata.

Por disa orë pas kësaj deklarate, media të ndryshme europiane japin alarmin se po qarkullojnë pamje të ekskluzive nga ambjentet e shtëpisë së Schumacher në këmbim të një shume marramendëse parash.

Thuhet se ai ndodhet në gjëndje të rënduar në shtrat dhe ka humbur shumë në peshë. Autoritetet gjermane dhe zviceriane janë vënë në lëvizje për të zbardhur këtë çështje që konsiderohet si dhunim i jetës personale të pilotit gjerman.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'