Erzeni dhe Korabi do luajnë në finalen e Superligës ose thënë ndryshe në play-off që i jep të drejtën një skuadre për të luajtur në elitën e vendit sezonin e ri. Më 3 qershor në orën 17:00 në "Niko Dovana" në Durrës, të dyja skuadrat do kërkojnë të "rrëmbejnë" biletën e vetme të mbetur për në Superligë.
Erzeni vjen si vendi i tetë i elitës këtë sezon që sapo u mbyll, ndërsa Korabi si fituese në play-off e Kategorisë së Parë. Dje, në "Arenën e Demave" dibranët fituan 1-2 me Flamurtarin, duke marrë të drejtën për në finale.
Kujtojmë se edhe sezonin e shkuar Korabi ishte në këtë fazë, duke u mundur 2-0 nga Egnatia. Duket se forma e mirë e këtij sezoni ka bërë që djemtë e Kumbarçes të pretendojnë për një vend në Superligë.