Kërkohet dado për bebin Archie! Nuk përjashtohet mundësia e kujdestarit mashkull, shikoni sa do të jetë paga

Kërkohet dado për bebin Archie! Nuk përjashtohet mundësia e kujdestarit mashkull,  shikoni sa do të jetë paga

Princ Harry dhe Dukesha Meghan janë duke jetuar momente më të lumtura të jetës së tyre. Ata u bënë prindër për herë të parë këtë muaj dhe sollën në jetë djalin e tyre  Archie Harrison.

Ndërkohë në tabloidin britanik ‘The Daily Express’ raportohet se dukesha është duke folur me stafin e burimeve njerëzore  të Familjes Mbretërore për të vendosur kërkesat që duhet të përmbushë kandidati ose kandidatja që do të zgjidhet si dado e bebes Archie.

Një prej kërkesave thuhet të jetë maturia si dhe personi të mos joshet nga fama. Nuk mbetet jashtë mundësive që dadoja të jetë mashkull si dhe nga Amerika duke mos u shkëputur kështu kontaktet e Archie me origjinën e të ëmës.

Nuk mbeti pa u publikuar dhe shuma që do të marrë kujdestari në këmbim. Bëhet fjalë për rreth 80.000 euro në vit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë