Kërkohet në Mynih për grabitjen
e 3.1mln €, sekuestro hotelit
Një hotel 5-katësh "Piccolino" në plazhin “Pllakat” të Sarandës, pronë e shtetasit Klaudjo Dervishi është vendosur nën sekuestro konservative, pasi ky i fundit hetohet nga drejtësia gjermane si i përfshirë në disa vjedhje vlera e të cilës arrin në 3.1 milionë euro.
TIRANE- Një hotel 5-katësh "Piccolino" në plazhin “Pllakat” të Sarandës, pronë e shtetasit Klaudjo Dervishi është vendosur nën sekuestro konservative pasi ky i fundit hetohet nga drejtësia gjermane si i përfshirë në disa vjedhje vlera e të cilës arrin në 3.1 milionë euro.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme informohet se vendimi për sekuestron konservative është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë pranë kësaj gjykate.
Autoritetet gjermane të prokurorisë së Mynihut, në Gjermani "kishin dërguar një letërporosi ku kërkohej konfiskimi i aseteve si dhe ushtrimi i kontrollit dhe sekuestrimit të sendeve në kuadër të proçesit hetimor kundër shtetasit Klaudjo Dervishi.
"Nga studimi i akteve ka rezultuar se Prokuroria e Mynihut në Gjermani është duke kryer hetime lidhur me shtetasin Klaudjo Dervishi, lindur dhe banues në Sarandë si dhe për disa shtetas të tjerë shqiptarë dhe gjermanë, si të dyshuar se kanë kryer veprat penale të vjedhjes së pasurisë më shumë se një herë dhe në përmasa të mëdha në kuadër të një bande kriminale, të parashikuara këto nga nenet 242, 243, 244 dhe 245 të K.Penal gjerman"- thuhet në njoftimin për shtyp.
Në përfundim të hetimit, më 30.01.2012, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë kësaj gjykate që të vendosë sekuestron konservative ndaj hotelit në pronësi të shtetasit Klaudjo Dervishi.
Gjatë kontrollit në këtë hotel janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, dokumentacione të ndryshme, telefona celularë, pasaporta të fallsifikuara, një kamer, municione luftarake, celularë, karta telefonash, etj.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.2%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14818
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20