TIRANE – Këshilltarët bashkiakë të majtë në Bashkinë e Tiranës mbraktisën mbledhjen e sotme pasi Kryetari i Këshillit, Njazi Kosovrasti, nisi punimet me propozimin për shkarkimin e sekretarit Vladimir Gjonaj, ndonëse kjo nuk ishte në rendin e ditës.
Aldrin Dalipi, këshilltar i majtë në Këshillin Bashkiak, kërkoi të dinte se cilat ishin motivet e këtij shkarkimi. “Ju doni të prisni koka dhe pastaj emëroni ndonjë njeri, emrin e të cilit ne s’e dimë ende”, tha Dalipi.
Pas një debati të fortë mes Kosovrastit dhe Dalipit, këshilltarët e majtë dolën nga salla duke ndërprerë kështu për disa minuta mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Ndër të tjera, në rendin e ditës ishte edhe një interpelancë me Kryebashkiakun Basha në lidhje me performancën fiskale të Bashkisë së Tiranës, që ishte kërkuar pikërisht nga Dalipi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se do të bëhet gjithçka është e mundur për të rikthyer në mbledhje këshilltarët e PS. “Ky nuk është një gjest i përshtatshëm për Këshillin Bashkiak dhe shpresoj të arrihet në një mirëkuptim. Duhet të sigurojmë pjesmarrjen e tyre në përputhje me ligjin dhe normat e caktuara. Jam kundër akteve të pahijshme dhe tonet e larta nuk i shërbejnë mirëkuptimit”, tha Basha.
Pas një pushimi të mbledhjes, punimet e Këshillit Bashkiak rifilluan ndërsa më pas edhe përfaqësuesit e opozitës u rikthyen në sallë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com