Kërkoi favore seksuale për t'i dhënë kujdestarinë e fëmijës gruas, Apeli i Krimeve lë në burg gjyqtarin e Fierit

Kërkoi favore seksuale për t'i dhënë kujdestarinë e fëmijës gruas, Apeli i Krimeve lë në burg gjyqtarin e Fierit

Gjyqtari Roland Hysi dhe psikologia Elona Meçani

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë dhe të denoncuar në një emision investigativ (Lexo këtu). Meçani dyshohet se bënte rolin e sekseres, ndërsa në videon e bërë publike, gjyqtari Hysi, duket ku merr 500 euro, ndërsa kërkon nga denoncuesja edhe favore seksuale.

Gruaja ishte divorcuar dhe kërkonte kujdestarinë e fëmijës, çështje kjo e cila ishte në dorë të Hysit. Gjyqtari dhe psikologia u arrestuan pas denoncimit të skandalit (Lexo këtu), ndërsa KLGJ vendosi pezullimin e tij nga detyra. 

Seanca te Apeli i Krimeve të Rënda këtë të premte është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur vetëm pak minuta. Gjyqtari dhe psikologia akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë