Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për një masë më të butë sigurie, duke lënë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’.
Vangjush Dako ndodhet në paraburgim që prej qershorit, dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre për 2 episode.
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit kishte kërkuar lirinë në Apelin e GJKKO, por kërkesa u refuzua më 18 korrik. Pasi u la në burg pa afat nga shkalla e parë e GJKKO, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit është dërguar në paraburgimin e këtij qyteti ku ndodhen edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka.

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës.
Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.
M.Q./Shqiptarja.comKomente

