Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e ish-deputetit të LSI, Shkëlqim Selami, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ që i hoqi atij mandatin e deputetit.
Selami iu drejtua Administratives me një kërkesë padi ku kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ dhe rikthimin e mandatit të deputetit.
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin e deputetit Shkëlqim Selami për efekt të ligjit të dekriminalizimit pasi në formular s'ka deklaruar një dënim të Gjykatës së Brindizit në Itali gjatë vitit 1994.
Së bashku me mandatin e deputetit Selami KQZ i hoqi mandatin dhe deputetit Dashamir Tahiri dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.
/Shqiptarja.com

Të premten, Gjykata Administrative do të shqyrtojë edhe kërkesën e ish-deputetit Dashamir Tahiri, i cili ka të njëjtën kërkesë në gjykatë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com Redaksia Online