Kërkoi të paguhej 56 miliard dollarë, Musk nuk arrin të marrë atë që dëshiron! Refuzohet për herë të dytë kërkesa

Kërkoi të paguhej 56 miliard dollarë, Musk nuk arrin të marrë atë që dëshiron! Refuzohet për herë të dytë kërkesa

Elon Musk

Është refuzuar për të dytën herë çmimi rekord i pagës së shefit ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, prej 56 miliardë dollarësh.

Vendimi në gjykatën e Delaëare vjen pas disa muajsh përplasjesh ligjore dhe pavarësisht se u miratua nga aksionerët dhe drejtorët gjatë verës.

Gjykatësja Kathaleen McCormick la në fuqi vendimin e saj të mëparshëm nga janari, në të cilin e argumentoi se anëtarët e bordit ishin shumë të ndikuar nga Musk.

Pas këtij vendimi Musk reagoi me anë të një postimi në platformën X.

“Aksionarët duhet të kontrollojnë votat e kompanisë, jo gjyqtarët”, shkroi Musk.

Më tej Tesla u zotua të apelojë vendimin, duke nënvizuar se vendimi ishte “i gabuar”.

“Ky vendim, nëse nuk shfuqizohet, do të thotë që gjyqtarët dhe avokatët e paditësve drejtojnë kompanitë e Delaëare dhe jo pronarët e tyre të ligjshëm, aksionerët”, tha kompania në një postim në X.

Tesla nuk arriti të provonte se paketa e pagave, e cila daton në vitin 2018, ishte e drejtë.

Një votë e aksionerëve mbi pagesën kaloi me 75% në qershor, por gjyqtarja nuk ra dakord që paga të ishte kaq e madhe duke e cilësuar si një paketë  të tepruar dhe të padrejtë ndaj aksionerëve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin