Deputetët e Partisë Demokratike kanë dominuar me kohën në seancën e fundit parlamentare. Opozita vijon të ankohet se fjala i është censuruar nga kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca, por 268 minutat nga 10 orë të seancës së 16 prillit, flasin për një tjetër realitet. Duhet përmendur se kësaj radhe, demokratët ishin shumë të paktë në numër.
Deputetët e mazhorancës parlamentare kanë marrë 218 minuta nga koha totale, e më pas vijnë grupet e vogla parlamentare, Partia e Lirisë 50 minuta, Aleanca për Ndryshim 12 minuta ndërsa deputetët jashtë grupeve parlamentare kanë folur gjithsej 60 minuta.
Një pjesë të konsiderueshme të kohës e kanë zënë diskutimet jashtë rendit të ditës të nxitura nga Partia Demokratike me pretekstin e marrjes së fjalës ‘për procedurë’, të cilët ngritën si shqetësim mospërfshirjen në çështjet ndërkombëtare të vendit si ajo e integrimit në BE dhe ndryshimet e propozuara nga PS për rregulloren e Parlamentit.
3 interpelanca të thirrura nga PD u anuluan pasi kryeministri Edi Rama, ministri Ermal Nufi dhe ministrja Mirela Kumbaro e kishin të pamundur të ishin të pranishme. I vetmi që iu përgjigj interpelancës ishte ministri Enea Karakaçi i thirrur nga Erald Kapri.
Komente










