Pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, Parlamenti Evropian (PE) kërkoi embargo kundër Arabisë Saudite.

Mirëpo jo para shumë kohësh gazetari i “Uashington Post” dhe një kritik i ashpër i regjimit saudit, u vran brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, në të cilën hyri në 2 tetor.

Riadi ka pranuar të shtunën vdekjen e gazetarit, duke pasuar reagime të ashpra botërore, por për këtë ngjarje premtoi një hetim të thellë.

Sipas Kryeprokurorit të Arabisë Saudite, ka deklaruar ditën e djeshme se të dyshuarit kishin “vepruar me qëllime paramenduese”.

Gjithashtu Parlamenti Evropian ka kërkuar ditën e sotme një “hetim ndërkombëtar të paanshëm për vdekjen e tij dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.