Kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Apeli i GJKKO rrëzon Fredi Belerin

TIRANË-  Fredi Beleri nuk do të betohet për të marrë detyrën e kryebashkiakut të Himarës. Apeli i GJKKO-së, në një vendim të marrë sot, 29 janar, nuk i dha leje Belerit për t’u betuar, duke rrëzuar kërkesën e tij. Avokati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës paralajmëroi që do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë.

"Duhej bërë betimi, nuk e lënë të bëjë betimin. Ne do ankohemi në Gjykatën e Lartë. Është vendim me elementë të frymës fashiste. Vendimi i shkallës së parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme në Himarë. Nuk është e vërtetë. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të asaj vendimi. Nuk na u dha arsyetimi, do ta marr tani. Jemi në fund të procesit, e njëjta treshe e kanë marrë rrugë për ta dënuar dhe marrjen e lejes së posaçme. Në kundërshtim edhe me raste të tjera. E duan me çdo kusht bashkinë e Himarës", tha avokati. 

Përmes një deklarate të shkruar nga qelia, Beleri sulmoi organet e drejtësisë duke thënë se kanë marrë urdhër nga kryeministri Edi Rama për të mos  elejuar të betohet, pasi nuk duan të lëshojnë bashkinë e Himarës. Duke hedhur akuza të forta ndaj njerëzve të drejtësisë në çështjen e tij, Beleri thotë se ka shpresë te Gjykata Kushtetuese ku ka bërë ankimim kundër masës së sigurisë “arrest në burg”.

"Sot Gjykata e porositur prej pushtetit politik, goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdhrin e Kryeministrit – Gjyqtar Suprem, për mos të më dhënë leje për t`u betuar dhe të marrë mandatin", thuhet në deklaratë.

Belerit i janë rrëzuar disa kërkesa për t’u betuar. Fillimisht kërkesa e tij ka kaluar nga Gjykata e Posaçme në atë të Durrësit. Pasi dy institucionet shpallën moskompetencë për shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit, Gjykata e Lartë vendosi që këtë vendim duhet ta marrë GJKKO. Kjo e fundit nuk i dha leje Belerit për t’u betuar, vendim që u la sot në fuqi edhe nga Apeli i GJKKO-së.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:56
Apeli i GJKKO nuk i dha leje për t’u betuar, Beleri sulmon organet e drejtësisë: Urdhër i marrë nga Edi Rama

1702309507_16963299451695058445fredibeleri.jpeg

Fredi Beleri ka reaguar pas Apeli i GJKKO-së nuk i dha leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Në një deklaratë për mediat, Fredi Beleri ka sulmuar organet e drejtësisë, gjyqtarët e prokurorët.

Ai thotë se vendimi për të mos u betuar është marrë me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama se nuk do që të lëshojë Bashkinë e Himarës.

Deklarata e plotë

Sot Gjykata e porositur prej pushtetit politik, goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdhrin e Kryeministrit – Gjyqtar Suprem, për mos të më dhënë leje për t`u betuar dhe të marrë mandatin.

Pa betimin nuk behet efektiv mandati. Pa betimin dhunohet e drejta kushtetuese e zgjedhjeve. Duket sikur në Himarë nuk janë bërë zgjedhje. Me forcë pushteti, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me bekimin pa ligj të një gjykate personale të Kryeministrit, po shkelet çdo parim, normë kushtetuese dhe Europiane për mos të lëshuar Bashkinë e Himarës.

Nën dirigjimin e zëvendësprokurorit politik të SPAK Adnand Xholi, duke keqpërdorur prokuroren Dorina Bejko, dhe me mbulimin qe u bën falsifikimeve në procesin tim prokurori Edvin Kondili, kjo treshe mbaron çdo porosi të Kryeministrit Rama për sulmin antikushtetues ndaj zgjedhjeve në Himarë.

Për t`i dhënë një dorë këtij sulmi ndaj zgjedhjeve të lira në Himarë, u kujdes edhe Kryetarja e GjKKO, Irena Gjoka duke keqpërdorur gjyqtarin relator Erjon Çelen.

Një “ndihmesë” e dha sot me refuzimin e lejes gjyqtarja Daniela Shirka. Ajo në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e Gjykatës se Lartë, e gjykoi çështjen si gjyqtare e vetme.

E gjykon e vetme se nuk gjen dot dy të tjerë që të poshtërojnë kaq shumë Kushtetutën dhe të drejtën e zgjedhjes në Himarë. Kujtojmë se disa gjyqtare që u caktuan ne procesin tim penal, kanë dhënë dorëheqjen se në fund të fundit nuk donin dhe refuzuan që të shkelnin ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë në mënyrë flagrante.

Prej dy muajsh kam bërë kallëzim në SPAK për gjyqtarët Irena Gjoka dhe Erjon Cela dhe prokuror Edvin Kondili. Janë të vetmit magjistratë që kam kallëzuar, se me veprimet tyre kanë siguruar që të mos më garantohet proces i rregullt ligjor, të administrohen akte të falsifikuara në dëmin tim, të nxisin pushtetin qendror për veprime antikushtetuese ndaj Bashkisë Himarë, duke mohuar parimin më të shenjtë të demokracisë, qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira.

Gjithë vëmendja jone është tek Gjykata Kushtetuese. Atje kam depozituar disa kërkesa. Prej tre muajsh ka kaluar për gjykim ankimi im ndaj masës se sigurimit dhe akoma nuk ka një date gjykimi. Presioni i Ramës qëndron i rëndë edhe atje. Presim që Gjykata Kushtetuese të paktën të mbrojë Demokracinë, të mbrojë Kushtetutën! Shpresa vdes e fundit, por dita ditës, këtij vendi po i vdes edhe shpresa!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elezaga: 29/01/2024 15:15

    Jo po do marim urdhëra Grekçirët o vrasës,hajdut.

    Përgjigju
  • Perëndim: 29/01/2024 13:11

    Bejler kot lodhesh. Mbaroi ajo punë. Do vij ministri turk të të takoj?

    Përgjigju
  • Edvin: 29/01/2024 12:08

    FREE FREE FREE... FREDI FREEDOM....

    Përgjigju
  • XXX: 29/01/2024 11:43

    Te hetohet e gjykohet edhe per krime te tjera qe ka kryer.Beleri eshte kriminel i njohur,ortak i Berishes.

    Përgjigju
  • Klosi: 29/01/2024 11:04

    Ore per cfare lodhen me kete pleuren. Jepi denimin qe i takon dhe mbaroj filmi, cfare betimi kerkon ky.

    Përgjigju
    • Klosi: 29/01/2024 14:25

      Ore or tej, po ateher le ta fillojm nga beleri apo te dhimbeset ty beleri?

    • Or tej: 29/01/2024 12:51

      Sa do denohet per blerje votash? Po vidhen miliardat e popullit, po pastrohen parate e gjithe mafiozave ne kete vend dhe askush nuk denohet or teeeejjjjj

  • Gripi: 29/01/2024 10:37

    Dikush ti thote Dules qe Beleri grek nga progonati e ka prere bileten vetem vajtje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë