Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit! Deklarata e tij: Po vononi procesin! Prezente ambasadorja e media greke

Gjykata e Posaçme në seancën e sotme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit i cili kërkon leje për t’u betuar.

Sipas prokurorëve të SPAK, nuk ka dispozitë ligjore për leje të veçanta përveç sëmundjeve të rënda që verifikohen me raport mjekësor, ose në rast tjetër, martesë, vdekje apo provim. Ndërkohë, përfaqësuesit e drejtorisë së burgjeve kanë argumentuar se një kërkesë e tillë duhet të rrëzohet sepse nuk bazohet në ligj. Ndërsa avokatët e Belerit shprehen se kjo e drejtë Belerit i është garantuar nga Kushtetuta.

Beleri në një deklaratë drejtuar gjyqtarëve të GJKKO shprehu ankesat e tij për vonimin e procesit që sipas tij po drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se nuk kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarëve pasi nuk kishte besim as te të tjerët që mund të caktohen.

Pas vendimit të GJKKO, në një deklaratë për mediat, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se në këtë mënyrë krijohet precedent i rrezikshëm për të ardhmen ndërsa shtoi se drejtësia po orkestrohet nga Rama.

Në seancë u vu re dhe një prezencë e madhe e mediave greke si dhe e ambasadores greke.

Çështja e betimit të Belerit si kryebashkiak i Himarës është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Shteti grek vijon të mos pranojë firmosjen e letrës që do të hapte negociatat e Shqipërisë më Bashkimin Evropian. Sipas Greqisë moslejimi i Belerit për t’u betuar si kryebashkiak, është vendim politik i qeverisë.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Dule: Krijon precedentë të rrezikshëm! Drejtësia, e orkestruar nga Rama

 

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur për mediat pas vendimit të GJKKO për të rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Ai tha se çështja ndaj Belerit është e orkestruar nga kryeministri Edi Rama i cili sipas tij ka interesa të mbajë Jorgo Goron si kryetar bashkie të Himarës me qëllim tjetërsimin e pronave pasurore për intereat e tij.

“Është për të shprehur keqardhjen për republikën tonë, demorkacinë tonë. Çështja Beleri nuk është asgjë më tepër sesa një kakofoni drejtësie ku tekstin, muzikën dhe orkestrimin e realizon një autor ekskluziv, Edi Rama kryeministri. Belerit prej muajsh, i privohet e drejta themelore, ndërsa qytetarëve u privohet e drejta për të zgjedhur. Kryetari ne bashkisë e kanë zgjedhur dhe kryetar nuk kanë.

Çështja është një dhe e vetme. Rama kërkon me çdo kusht të mbajë në krye të bashkisë së Himarës një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët me qëllim që të vazhdojë aferat korruptive që kanë qëllim tjetërsimit e statusit pasuror. Kjo nuk është një ndërhyrje në punët e drejtësisë por një mendim që mund të shprehim për një vendim. Ndërhyrje në drejtësi është ajo që dëgjuat në intervistën e kryeministrit Rama.  Janë momente shumë të vështira që krijojnë precedent të rrezikshëm që cënon shtetin e së drejtës, prezumimin e pavarësisë”- u shpreh Dule.

Ora 17:51
Refuzohet kërkesa e Fredi Belerit për t’u betuar, mbështetësit e tij me banderolë para Gjykatës: Tirania nuk do fitojë (VIDEO)

 

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Ndërsa mbështetësit e tij që ndodheshin para Gjykatës kanë shfaqur një banderolë të madhe.

“Himara zgjodhi Belerin si kryetar të bashkia, tirania nuk do fitojë”, thuhet në të.

Ora 16:54
Kërkon të betohet si kryebashkiak i Himarës, Beleri-gjyqtarëve në seancë: Po vononi procesin, keni frikë të shpreheni për kërkesat e mia

1701015853_fredibeleri.png

Report Tv ka siguruar deklaratën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri ndaj anëtarëve të Gjykatës së Posaçme.

Beleri i cili kërkon t’i jepet leja për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës shprehet se procesi ndaj tij po vonohet qëllimisht. Ndërsa shprehet se gjyqtarët kanë frikë të shprehen për kërkesat e tij dhe po gjejnë justifikime për shtyrjen e seancave.

Deklarata e plotë e Belerit:

Paraprakisht, bazuar në nenin 358 të Kodit të Procedurës Penale dua të deklaroj se zgjatja, shtyrja, përcjellja gjykatë më gjykatë, veprimet tuaja për shtyrjen e seancës duke ju lutur përfaqësuesit të burgut të verifikonte një shkresë që nuk e kishte, janë jashtë misionit dhe detyrës se Gjykatës për dhënien e drejtësisë dhe po shkaktojnë dëme jo vetem në nderin dhe personalitetin tim si Kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë por edhe në aspektin personal dhe familjar. Po shkaktoni një reagim të përgjithshëm armiqësor, po i detyroni njerëzit të ndahen në grekë e jo grekë, duke dëgjuar Kryeministrin dhe shpurën e tij çdo ditë, që e banalizojnë reagimin e Greqisë si personal.

Unë Fredi Beleri me ndërgjegje mora përsipër të kandidoj për kryetar bashkie në Himarë, pasi kisha testuar më parë besimin e bashkëqytetarëve të mi. Nuk e kisha parashikuar reagimin e Kryeministrit dhe nuk kisha asnjë përgatitje shpirtërore as unë, as familja ime, për të përballuar fjalorin e tij denigrues ndaj meje. Megjithatë mbështetja e bashkëqytetarëve të mi më dha forcë për të vazhduar. Janë një grup të rinjsh me besim te e ardhmja, që më kanë dhënë mbështetje gjatë fushatës dhe aktualisht, që jam i paraburgosur, është mbështetja e bashkëqytetarëve të mi, që më jep forcë të duroj qetësisht. Por, këto që po ndodhin në këtë gjykim vetëm po mbajnë me bukë analistë dhe të paditur por çakenj, dhe nuk i shërbejnë drejtësisë apo të përditshmes së shqiptarëve.

Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar, dhe drejtësia duhet të duket se po bëhet, parime që ju i dini më mirë por nuk po i zbatoni. Që prej shtatorit po dëgjojmë çudira në këtë gjyq dhe gjyqtarët e reformuar që më kanë rastisur kanë frikë të shprehen për kërkesat e mia dhe gjejnë ca justifikime që po bëhen barcaleta. Një gjyqtare e posaçme shpiku nje dispozitë dhe e dërgoi në Durrës këtë çeshtje. Gjyqtar Bekteshi në Durrës jep doreheqjen se ka gjykuar shumë grekë dhe ky gjyqtar kam dëgjuar që do të shkojë në Gjykatë të Lartë. Ky gjyqtar i ndan njerëzit që gjykon në grekë dhe shqiptarë, në shekullin e 21-të, dhe e shkruan këtë mendim publikisht pa turp. Meqë ka gjykuar shumë “grekë” nuk gjykon çështjen time, por meqë ka gjykuar shumë

shqiptarë, ky zoti Bekteshi pse nuk jep dorëheqjen nga detyra?! Gjyqtarja Garxenaj jep dorëheqjen për ndjenjat personale të saj për një ngjarje që ka ndodhur kur ajo ose nuk kishte lindur ose ka qënë motake, dhe nuk ka lidhje me gjykimin e kësaj çështjeje. Gjykata e lartë mezi e nxori datën e kësaj çështjeje pas disa kërkesave dhe nxori një vendim që nuk është shqip. Më në fund pas 4 muajsh xhiro nëpër gjykatat e reformuara, Juve i luteni drejtorit të burgut të shtyjë seancën të verifikojë në Postë kur ia kanë dhënë avokatit shkresën, kur ai vetë thotë që nuk ka si ta gjejë se nuk punon në Postë po në burg. Avokati thotë që keni zarfin në dosje ku jane vulat e postës. Po pse me procedurë doni të shpëtoni nga kjo dosje???

Jeni gjykatë e posaçme, por nuk keni rregulla të posacme, ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk kam kërkuar votën tuaj, por të banorëve të bashkisë Himarë dhe ata vendosin kush do t’i qeverisi, jo Kryeministri, jo juve. Duke e zvarritur çështjen vetem shtoni komentet, vetëm mbushni lajmet e ditës, por nga dhënia e vendimit nuk do të shpëtoni me zvarritjet tuaja. Tregoni kurajo si banorët e Himarës që nuk iu nënshtruan presionit, ju arrestuan kandidatin dhe e votuan, nuk u trembën. Kanë kaluar 8 muaj dhe në Himarë nuk po respektohet vullneti i zgjedhësve. Nuk e duan Jorgo Goron, por ju nuk jeni dakort, se Goron e do Kryeministri.

Nuk kërkoj përjashtimin tuaj, jo se kam besim tek ju, por të gjithë ju dhe ata që mund t`ju zëvendësojnë ju, jeni njëlloj. Gjyqtarja Davidhi e dërgoi në Durrës këtë çështje, për të mos dhënë vendim, gjyqtarja Gjoka e jep dorëheqjen nga një tjetër çështje e imja pas dy muajsh, kur duhet të jepte vendim brenda nje muaji, gjyqtari i posaçëm Kalaja, flet per vëllanë e tij që është patriot në një vendim timin, por se çfarë lidhje kam unë me patriotizimin e tij nuk e ka shkruar. Ky gjyqtar shpiku rrethanë rënduese, më bën funksionar publik, duke e ditur qe nuk marr rrogë në shtet dhe nuk ka guxim Gjykata e Lartë t`i thojë që e ka gabim. Gjyqtari Pëllumbi e thote hapur ne vendim, ne paragrafin 30, 31, nuk ia zëvendësoj masën se po doli do behet kryetar bashkie, sikur punon në Kryeministri, jo në gjykatë. Ky gjyqtar ka dy muaj që mban zvarrë një kërkesë tjetër timen, që duhet të kishte dhënë vendim për 15 ditë. Gjeti mekanizmin ta cojë në Gjykatë Kushtetuese, t`ju japë juve të posaçmëve imunitet.

Nuk e di pse ky gjyqtar dhe gjyqtari Kalaja kanë pritur kërkesat e mia të kujtohen për të dërguar dosje në Gjykatën Kushtetuese, se edhe ai e filloi një rrugë të tillë.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, që gjykimi po zhvillohet nën kërcënimet dhe direktivat publike të Kryeministrit. Fjalitë e tij.. "qe provat aty jane", “i thashë drejtorit te policise do jete problem i madh nëqoftëse nuk dalin ashtu si thoni ju

arsyet e arrestimit", janë presion për Gjykatën Kushtetuese, fjalët “e si mundet dot te betohet Beleri kur ligji s`e lejon?" janë presion për juve. Nuk harron asnjë, nuk ka asnjë punë tjetër ky vend për Kryeministrin, vetëm të merret dhe të ndjekë seancat e mia dhe te jape vendimet për kërkesat e mia. Kryeministri e tha vendimin, ju duhet ta firmosni tashmë.

Kam pritur reagim nga Këshilli i Larte Gjyqësor, si ne raste te tjera, por siç duket nuk ka television ai institucion. Jepni një vendim të nderuar gjyqtarë, tregoni integritet, megjithëse shumë me vonesë.

Ora 16:41
Kërkon të betohet si kryebashkiak i Himarës, përfundon seanca për Belerin, Gjykata tërhiqet për vendim

1702309507_16963299451695058445fredibeleri.jpeg

Ka përfunduar seanca për Fredi Belerin në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO). Beleri kërkon leje për t’u betuar, ndërsa truka gjykuese është tërhequr për vendim. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 12/12/2023 08:43

    A është e drejtë që një TV pro Berishës ta japi direkt nga burgu Belerin në telefon nga drejtuesja philli? Ku është drejtësia në këtë rast?

    Përgjigju
  • Iris: 12/12/2023 01:52

    Ik o Beler e mbushu! Ti je ne paraburgim pikerisht pse e ke /fituar/ mandatin me vota te blera,na dashke dhe te betohesh per nje mandat te blere! Nuk njihet e nuk ka vlere nje mandat i marre me vota te blera e me forma te tjera jo te ligjshme.Thuaja kete dhe asaj ambasadores greke qe te eshte bere si /grua e dyte/ ne seanca!

    Përgjigju
  • emri: 12/12/2023 00:12

    ku ta kapesh kete belerin e b****. fiton me nje margin 19 vota ne 4 mije e kusur zgjedhes... pra qe mund te kete qene totalisht e debatueshme matematikisht/procedurialisht fitorja e ketij. akuzohet pikerisht per blerje votash me leke (ndoshta fiks keto 19 me te cilat fitoi). Nje te shkuar te zeze, per ceshtje qe ne ballkan zor se i harrojne. Mbeshtetet nga nje si Saliu qe eshte gati tja vere zjarrin shqiperise prape qe te behet e tija (kete radhe nje cike si e perpjete krahasuar me radhet e tjetra kur ja ka vene). Nuk e di realitetin ku ky dhe ata qe e mbeshtetin jetojne ... po ncuq bre trim nuk behet! Dhe kerkon leje nga burgjet ... ja sa te vete te betohem dhe erdha ... he mos beni keshtu. Seriozisht ju duket ketyre se impresionohen gjykatat nga perfaqsuesja greke ketu dhe nga blah blah e qeverise cope cope greke se nuk do na lenkan te integrohemi ne EU?! ma va .....

    Përgjigju
    • emri: 12/12/2023 16:33

      kete po thosha FINALLY : Nje te shkuar te zeze, per ceshtje qe ne ballkan zor se i harrojne. Ishte pikerisht per masakren e Peshkepise kur menduam se greqia evropiane e b**** e kishte lene pas erresiren ballkanike, po ishim gabim. Nuk harrohet kjo ngjarje ne Ballkan, sepse perseritet. Fiks si pas mbarimit te luftes se dyte boterore. Po ketyre squlleve qe llapin ngado sot s'ju intereson kujtesa dhe pergjigjia e komunistave me plumb ndaj grekeve per shkelje kufiri. Se ne rastin e Peshkepise, shteti shqiptar ishte per tu varur ne gozhde. Dhe dua te dal tek mavri Berisha per te cilin prape harojme dhe bejme sikur nuk e sjellim dot ndermend politiken e tij antagoniste dhe konfliktuale ndaj te gjitheve, tek e digjte shqiperine duke vjedhur e duke vrare legalisht ne pushtet. Sot mbron kete plehre, thjesht per interesin e kokes se tij. Po pa merak, historia prape e reflekton, shume shpejt do ja kerejne (sic thone andej nga jugu).

    • finally: 12/12/2023 11:13

      dhe ka qene pjesemarres ne masakren e Peshkepise, e ka ndaluar vete policia greke ne kthim me armatim. Pse nuk hapet dosja e Peshkepise ? Na e la peshqesh kryetradhetari i Shqiperise, Sali Berisha bashke me shitjen e detit dhe veton e Greqise per BE.

  • LORA: 11/12/2023 20:03

    Vendimi i sotem i GJKKO-se eshte i drejte.

    Përgjigju
  • Mirditori: 11/12/2023 19:31

    Nuk e kuptoj përse shkruhet për f.b. ai është KRIMINEL përse HESHTË s.b dhe ndonjë tjetër "Patriot" i tipit të ipeshkëvit të Mirditës që për 'nder,ka dhe emrin e Heroit ton kombëtar.Ai duhet ta dijë mirë që Himara ka qënë e banuar nga qytetar të Skënderbeut ,të fesë katolike.Përpara se të meret me filmat të merret grrigjën si i madhi DOM.N.KAÇORI.Jo të heshtë nqs është i Mirditas dhe di që:FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA në të kundërt më bënë të mendoj që është një politikan me raso.THIRJE REAGO.

    Përgjigju
    • e Verteta: 12/12/2023 11:19

      Meqe te pelqeka kultura dhe e verteta, po te them se e bukura eshte se Skenderbeu s'ka qene as katolik, as ortodoks, por nje miks i te dyjave, sepse i perkiste asaj qe quhej kisha uniate (e bashkuar), ka qene kishe e ritit bizantin, por nga ana organizative e lidhur me Vatikanin. Po te shohesh kishen e Dhermiut ka arkitekture katolike, por me rite ortodokse, siç eshte edhe sot rasti i arberesheve.

    • E verteta: 11/12/2023 23:03

      Shoku mirditor ta kane mesuar keq historine prifterinjte e vatikanit. Shqiperia ka qene pjese e bizantit te lindjes keshtu qe nuk ka sesi himara te kishte katolike, ashtu sikurse Skenderbeu nuk ka qene katolik. Lexo nese mundesh te kuptosh jashte doktrines fetare te vatikanit ose shko ne vatikan dhe kerko arkiva. Beleri nga proginati nuk eshte as himariot dhe as grek, eshte nje shqipetar gjakprishur. Drejtesis foli, Belerit ja shkruan hartimin Dulja, ish keshilltar i Janullatosit. Une qe po te shkruaj jam nje ortodoks shqiptar qe nuk mburrem me perrallat e priftit, thjesht kam lexuar per kulture.

  • asolingo: 11/12/2023 19:07

    Çobani nga progonati do te behet kryetar bashkie,nuk e di e ka mbaruar 8-vjeçaren apo jo.Ky eshte nje specie e ralle qe tregon evolucionin se si u kthyen kafshet njethundrake ne dythundrake.Nje qen bir qeni me pak.

    Përgjigju
  • Genci: 11/12/2023 18:01

    Po aty te rri moterderri ne te semes bashke me ato meterderrat e tjere, kjo ambasdorja te vi te me beje nje bokino po ka qejf

    Përgjigju
  • Valterios: 11/12/2023 17:19

    Vrasës,kriminel,anti Shqiptar,spiun Grek,jo mandatit këtij blerës votash.

    Përgjigju
    • Mariglen Pacani: 11/12/2023 19:06

      Ktyre me ja zhduk fare jan grek fisqira me i djeg t gjall

  • ALB Patriot: 11/12/2023 15:03

    Çojeni ne burg. Blerja e votave eshte veper penale. Askush nuk eshte mbi ligjin, qofte ky edhe "beniamin" i Greqise. NE NUK JEMI "VASALE" te fqinjit tone jugor!

    Përgjigju
    • Or tej: 11/12/2023 16:12

      Ky meriton medalje si i vetmi qe eshte ne qeli per blerje votash ne 111 vjet shtet or teeeejjjjj

  • mergimtari: 11/12/2023 14:30

    Kjo situate eshte krijuar nga mungesa e veprimeve te SPAK--ut dhe gjykates.Mjaft me me zvaritje.Bejleri duhet te ishte gjykuar dhe te jepej nje vendim.Zvaritja eshte ne dobi te mjegulles.

    Përgjigju
  • Liku: 11/12/2023 13:27

    Ky kriminel ne burg e ka vendin

    Përgjigju
  • Tahipi: 11/12/2023 12:30

    Hala merrni me kyt moster

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës

Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës