Në 1 Prill ditën e gënjeshtrave, një vajzë mendoi që ti thoshte një gënjeshtër të dashurit të saj, me të cilën do të argëtoheshin të dy kur të kuptohej që ishte thjeshtë një gënjeshtër 1 prilli. Por nuk ka ndodhur kështu.

Vajza i ka dërguar në WhatsApp të dashurit të saj këtë mesazh, gjithmonë në kuadrin e shakasë: “Nuk jam e lumtur me ty. Mendoj se është më mirë që të ndahemi”. Por i papritur ka qenë mesazhi i menjëhershëm nga ana e të dashurit, ‘Falë Zotit që vendose ta thoje ti e para, kështu nuk do të më duhej të isha unë iniciuesi i ndarjes tone’ ka qenë përgjigja, e cila ka tronditur vajzën.

Hayleigh Mc Bay, e ka publikuar bisedën e saj me të dashurin në Twitter dhe nga aty biseda e saj është shpërndarë në faqet e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale. Kështu, në 1 Prill nuk thuhen vetëm gënjeshtra, por edhe të vërteta si kjo që solli ndarjen e çiftit dhe që qarkulloi dhe u diskutua shumë nëpër rrjete sociale.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)