Kërkon të bijën shokon nëna në studion e ‘Pa Gjurme’: Tentoi të abuzonte mbi mua, njerku më martoi me shokun e tij 70-vjeçar

Historia tragjike e një gruaje nga Kuçova erdhi puntantën e kësaj të enjte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Dituri Rrokaj rrëfeu një jetë si nëpër filma, që nga tentativa e njerkut për ta abuzuar seksualisht e deri tek humbja e vajzës, të cilën e kërkon prej 35 vitesh. 
Pas divorcit të prindërve, Dituria jetoi në një banesë me nënën dhe njerkun, i cili tentoi disa herë të abuzojë mbi të miturën, derisa e martoi me mikun e tij 70-vjeçar. Ajo sjell në kujtesë mes lotësh një të shkuar pa fëmijëri, momentin kur la kukullat dhe nga dera doli me vellon e bardhë. Një martesë e pazakontë, që zgjati vetëm 3 muaj, pasi me ndihmën e institucioneve Dituria u strehua në shtëpinë e fëmijës në Tiranë. 

“Pas divorcit të prindërve, që kur nëna ime u martua me një burrë të dytë jeta ime u kthye në një ferr. Isha 9 vjeçe kur njerku tentoi të abuzonte seksualisht me mua. Më detyronte të hiqja rrobat e trupit në dhomën e gjumit edhe pse nëna ishte në shtëpi. E mbajta gozhdë në zemrën time dhe nuk i tregova askujt. Kam ikur 3 herë nga shtëpia, por vëllai më ka kthyer, ai nuk e dinte se çfarë kisha kaluar unë. Njerku më martoi në një fshat të Skraparit me një burrë që ishte 70 vjeç.  Ai ishte miku i familjes dhe shoku  i ngushtë i njerkut tim. Nga shtëpia dola me vello të bardhë dhe ai më shihte me një tjetër sy. Më kishte marr për t’i bërë yzmet atij dhe nënës së tij të sëmurë. Me të kam kryer marrëdhënie seksuale për herë të pare.  Qëndrova aty vetëm 3 muaj dhe ika. 

Nuk e njohu kurrë dashurinë, përveç vuajtjeve të shkaktuara nga burrat që hynë në jetën e saj. Në moshën 19-vjeçare Dituria do ta dorëzonte jetën në duart e një tjetër burri. Naimi ishte një njeri problematik, i cili do të shkaktonte tek ajo një tjetër traumë. Mes kërcënimeve, ai e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Më 19 janar të vitit 1984, Dituria sjell në jetë vajzën me emrin Mimoza, tek e cila gjeti motivin për të ecur përpara. Por vitet më pas nuk do të ishin të lehta për një nënë, e cila kishte mbetur mes katër rrugëve me një vajzë dy vjeçare. Pas disfatave të njëpasnjëshme, martesa me Avdi Xheladinin në vitin 1987 do ta fundoste përgjithnjë. Dhuna barbare në këtë marrëdhënie do ta çonte drejt depresionit dhe marrjes së një vendimi fatal. Ajo nuk do të mësonte më kurrë për fatin e vogëlushes që mbeti tek njerku në Fushë-Arrëz. 

’’Erdha në Tiranë dhe kërkova ndihmë e autoriteteve të cilët më strehuan në shtëpinë e fëmijës. Në moshën 19 vjeçare u martova, por pashë edhe më keq. Ky person kishte qenë i martuar dhe me fëmijë, por ishte ndarë pasi gruaja i kishte rënë në burg. Në atë kohë mbeta shtatzënë me vajzën. Mimoza Hakrama erdhi në jetë më 19 janar të vitit 1984. Ai më kërcënonte me thikë dhe më detyronte të kryeja marrëdhënie seksuale me atë që donte ai në këmbim të parave. Më merrnin në makinë me çonin në vende te ndryshme abuzonin me mua.Dashurinë unë nuk e kam njohur asnjëherë. Pas dy viteve vendosa të ndahesha prej bashkëshortit, ndërsa gjykata më la kujdestarinë e vajzës. U martova me Avdi Xheladinin në Fushë-Arrëz, por nga dhuna rashë në depresion. Tentova të mbytem bashkë me vajzën në krah në lumin Valbonë, por më shpëtuan banorët e zonës. Vajzën e lashë aty kur ishte 2 vjec e gjysëm dhe vetë ika. Që nga ai moment nuk di asgjë për të. 

Iu desh një kohë e gjatë rehabilitimi pas depresionit, kohë në të cilën nuk mori më kurrë informacione për të bijën. Nuk mundi të bëhej nënë sërish, sot Dituria është në kërkim të vajzës së vetme me emrin Mimoza, pas cilës mban të mbërthyera shpresat prej më shumë se 3 dekadash.

’’Nga kërkimet që kam bërë kam mësuar se vajzën e kam gjallë. Unë dua vetëm ta takoj, t’i kërkoj falje dhe t’i dhuroj të gjithë pasurinë që kam. Dua t’i them që nuk e kam harruar kurrë. E dua shumë dhe e pres. Të më thotë një fjalë se do më shtojë jetën. Edhe nëse ka prindër nuk dua t’ja prish jetën, vetëm dua ta takoj”.

 

 

 

Video e emisionit të plotë

O.D./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro