Evi Kokalari, e cila kërkon të garojë për kryetare e Partisë Demokratike, deklaroi sot për herë të parë se para zgjedhjeve parlamentare të 2025, i ka propozuar Sali Berishës që ky i fundit të tërhiqej dhe të ishte ajo kandidate për kryeministre, si një figurë e pakonsumuar dhe me lidhje me të qëndrueshme dhe të thella në elitën politike të SHBA-ve.

Në një lidhje online nga SHBA, Kokalari tha në “Frontline” me Marsela Karapançon se Berisha dështoi të manipulonte shqiptarët me praninën e Chris LaCivita-s, pasi votuesit e kuptuan që ky i fundit ishte thjeshtë një konsulent i kontraktuar dhe i paguar me miliona dollarë, dhe jo lidhje e kryedemokratit në administratën Trump.

“Unë e kam kontaktuar në 2024 pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet dhe i thashë që të dilte nga loja dhe të futesha unë se kishte shumë shpresa që do t’ia merrja zgjedhjet Edi Ramës sepse qëllimi i fundit dhe qëllimi kryesor duhet të jetë marrja e stafetës nga socialistët dhe nga Edi Rama. Ai nuk donte ta bënte, donte ta provonte dhe pastaj mori Chris LaCivita-n. Edhe duke pasur Chris LaCivita-prezent dhe duke dalë Chris LaCivita duke thënë se kishte lidhje dhe ishte arkitekti i fushatës së Trump dhe sërish nuk funksionoi. Jo vetëm nuk funksionoi, pro PD-ja humbi 35% yë votave që kishin pasur në 2021, që do të thotë se populli shqiptar nuk është budalla dhe nuk i ha këto gjëra. Ata e kuptojnë kush është konsulent dhe i paguar. Ata panë të gjithë lojën”,- tha Kokalari.

Kokalari garanton se nëse ajo arrin të bëhet kryetare e Partisë Demokratike, kjo e fundit do të dalë përfundimisht nga izolimi ndërkombëtar që po përjeton për shkak të Berishës, Gjithashtu, thekson se zgjedhje e saj në krye të PD-së i jep autoritetin e duhur për të denoncuar në Kongresin amerikan çështjen e korrupsionit në Shqipëri.

“Kam siguri se di si ta prezantoj çështjen në Uashinhgton. Nëse unë do të isha në krye të PD-së, do shkoja në Kongres dhe do të flisja ndryshe. Përderisa nuk kam një pozicion në Kryesi, duhet ta kisha pranuar nënkryetaren atëherë”,- tha Kokalari.

“Asnjë nuk mund të bëjë punë më të mirë për prezantimin e korrupsionit në Shqipëri, se sa unë në Uashington D.C.”,- shtoi ajo.

Kokalari deklaron me bindje se “unë Sali Berishën e mund në mënyrë absolute, nëse nuk manipulon votat”. Aktivistja ngre shqetësimin për centralizimin e pushtetit në Partinë Demokratike edhe në duart e Shkëlzen Berishës.

Kryetari në hijë i Partisë Demokratike është Shkëlzen Berisha dhe unë nuk kam ndërmend të mbyll gojën dhe të mos flas aty, se po fole do të të heqë Shkëlzen Berisha. Të gjithë kalojnë nga Shkëlzen Berisha, të gjithë e dinë këtë. Pse nuk flasin demokratët? Sepse nuk kanë këllqe, sepse ata që duan të marrin Kryesinë janë po kaq hipokritë sa të tjerët. Unë atë lojë nuk e bëj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:00
Kokalari: Berisha pagoi 10 milionë dollarë në SHBA dhe nuk arriti gjë, mendoni se PD do fitojë me Salianjin e Alesia Balliun?

Evi Kokalari thotë se për momentin ajo është shpresa e vetme e Partisë Demokratike për të rikuperuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të ardhur në pushtet. 

Kokalari, e cila kërkon të regjistrohet në garën për kreun e PD-së, thotë dy kandidatët e tjerë, Ervin Salianji dhe Alesia Balliu, nuk kanë kapacitetet e nevojshme për të rimëkëmbur partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, pasi "Berisha pagoi 10 milionë dollarë për të hequr ‘Non Gratën’ dhe LaCivita-n dhe nuk arriti të bëjë gjë. Kur nuk arrin Berisha imagjinoji këta të tjerët".

Ora 20:51
Evi Kokalari: Shkëlzen Berisha nuk do ta gëzojë Kullën e 'Malit' që po ndërton në Tiranë

Shkëlzen Berisha përzgjodhi Belind Këlliçin si kandidat për Bashkinë Tiranë, pasi ai është i dobët, dhe Erion Veliaj do t'i jepte në shkëmbim lejen për ndërtimin e Kullës së 'Malit' në kryeqytet.

Kështu deklaroi këtë të mërkurë në "Frontline" Evi Kokalari, e cila synon të garojë për kryetare të Partisë Demokratike.

Kokalari u zotua se nëse një ditë zgjidhet kryeministre e Shqipërisë, ajo të sekuestrojë pasuritë e familjes Berisha, të cilat i quajti dhe të vjedhura.

“Jam censuruar nga televizionet e atyre sepse i kam thënë privatisht se ju jeni në pazar dhe e donin Këlliçin, dhe kur e ekspozova ata e mbronin Belind Këlliçin dhe nuk e kuptoja përse, por ju duhej për ta vënë përballë Veliajt për marrë leje për ‘Kullën e Malit’. Mendon realisht Shkëlzen Berisha që kur të mbaroj Kulla e ‘Malit... kur unë të jem kryeministre ajo do të ngrijë si aset. Ti nuk do marrësh asnjë lekë nga ajo. Ai pallati do të bllokohet pasi ti i ke hedhur lekët e ke ndërtuar. Unë do të merren më të gjithë pronat që keni vjedhur",- tha Kokalari.

Ora 19:52
Kokalari: Këlliçi manipuloi votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendin në Kryesi

Evi Kokalari, e cila kërkon të regjistrohet në garën për kreun e Partisë Demokratike, rrëfeu në "Frontline" prapaskenat e ngritjes së Kryesisë së PD-së gjatë Rithemelimit të Sali Berishës.

Aktivistja, e cila asokohe mbështeti Berishën pa rezerva, pretendon se Belind Këlliçi ka ndërhyrë në procesin zgjedhor, për të fituar një vend në Kryesi.

"Kam ruajtuar votat e Këshillit Kombëtar. Kam ruajtuar votat e Kryesisë, kur është bërë Kryesia. Oerd Bylykbashi është bërë nënkryetar vetëm prej meje. Atë ditë unë kam qenë në Nju Jork dhe i kam dërguar tekst çdo kryetari dege të Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë, ditën e votimeve. Ndërkohë që vazhdoja i thoja Berishës mos e fut Këlliçin, se Këlliçi ka manipuluar votat dhe Oerdi e dinte që duke fuqizuar Këshillin, duke futur njerëzit e vet 40-50 veta, dhe prandaj doli më i votuari meqë ra fjala, ne e dinim që do merrte pozicionin e nënkryetarit. Kam qenë unë kam thënë kjo ka ndoidhur dhe ky është Luli Basha numër 2 dhe pas asaj ai më hodhi në gjyq",- tha Kokalari.

Ora 19:41
Gara për kreun e PD/ Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s'fitohet me 100 veta në takim! Alesia Balliun nuk e konsideroj fare

Evi Kokalari thotë me bindje se nuk ndihet aspak e sfiduar nga Ervin Salianji dhe Alesia Balliu në garën për kryetarin e Partisë Demokratike. 

Ndërsa theksoi se edhe Sali Berishën do ta mundë nëse zgjedhjet brenda partisë nuk manipulohen, Kokalari deklaroi në "Frontline" në Report Tv se gëzon mbështetje masove nga demokratët e Rithemelimit.

"Në radhë të parë te Rithemelimi kam shumë më shumë mbështetje se çka kandidati tjetër, atë gocën tjetër nuk e konsideroj fare. As nuk e di fare pse ka hyrë, Por personi tjetër nëse mendon se ka më shumë mbështetje se unë në Rithemelimin, është një budallik i madh sepse Rithemelimin e ngrita",- tha Kokalari.

"Më 8 janar hidhet gazin drejt demokratë të Rithemelimit, ata nuk ekan ëharruar.Personi që do t ëmarrë PD-në dilte me shkop bejsbolli. Nuk ka mbështetje, 100 veta në Fer nuk janë mbëhstetje",- shtoi më tej ajo për Salianjin.

Ora 19:34
Evi Kokalari: Nëse Trump do kishte fituar në 2020, do isha emëruar në DASH për të mbuluar Ballkanin

Zyrtari i lartë amerikan pranë Donald Trump, Richard Grenell, do të më kishte kishte dhënë një post të rëndësishëm lidhur me Ballkanin në Departamentin e Shtetit, nëse republikanët do të kishin fituar zgjedhjet në SHBA në 2020.

Kështu deklaroi këtë të mërkurë në "Frontline" Evi Kokalari, e cila synon të regjistrohet në garën për kryetar të Partisë Demokratike, votimet për të cilin do të mbahen më 23 maj.

"Unë nuk bëj lekë në politikë, unë harxhoj lekë në politikë. Kam pasur mendjen Kongresin, por disa kongresmenë ma kanë prishur mendjen, se të jesh këtu kongresmen je gjithë kohës në kamera, nën vëzhgim. U la sepse humbi Trumpi në 2020, dhe nëse do të kishte fituar Trump në 2020, se as nuk do e kishim këtë diskutim tani sepse nuk do besoj se do isha marrë me Shqipërinë, përveç një pozicioni të caktuar që Grenell, që duhet të ishte sekretar i Shtetit në 2020, kishte në mendje për mua",- tha Kokalari.