Zyrtari i lartë amerikan pranë Donald Trump, Richard Grenell, do të më kishte kishte dhënë një post të rëndësishëm lidhur me Ballkanin në Departamentin e Shtetit, nëse republikanët do të kishin fituar zgjedhjet në SHBA në 2020.
Kështu deklaroi këtë të mërkurë në "Frontline" Evi Kokalari, e cila synon të regjistrohet në garën për kryetar të Partisë Demokratike, votimet për të cilin do të mbahen më 23 maj.
"Unë nuk bëj lekë në politikë, unë harxhoj lekë në politikë. Kam pasur mendjen Kongresin, por disa kongresmenë ma kanë prishur mendjen, se të jesh këtu kongresmen je gjithë kohës në kamera, nën vëzhgim. U la sepse humbi Trumpi në 2020, dhe nëse do të kishte fituar Trump në 2020, se as nuk do e kishim këtë diskutim tani sepse nuk do besoj se do isha marrë me Shqipërinë, përveç një pozicioni të caktuar që Grenell, që duhet të ishte sekretar i Shtetit në 2020, kishte në mendje për mua",- tha Kokalari.
Lajmi kryesor:
Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Evi Kokalari për Report TV: Nëse s’manipulohen zgjedhjet, Berishën e mund 100%! Kryetari ‘në hije’ është Shkëlzeni, çdo gjë kalon përmes tij












