Kërkon t'i jap fund martesës, babai nuk e lejon/ Zhduket 35-vjecarja,’Pa Gjurmë’ i mundëson të flasin me të bijën live në program (VIDEO)

TIRANË- Kërkoi t’i jap fund martesës 17-vjecare, dhunohet barbarisht dhe përfundon në spital me hematoma në fytyrë 35-vjecarja në Greqi. Irena Hamataj vuri në dijeni prindërit, por i ati e kritikoi duke mos e lejuar që ajo të kryente divorcin me Gazmend Hamatajn. Kaq ka mjaftuar që 35-vjecarja, nënë e dy djemve të zhduket për një javë, duke u fikur prindërve telefonin. Aishe dhe Qani Bufi nga Fieri të tronditur pas kësaj ngjarje, iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’. Pa dijeninë e vajzës që u rrah barbarisht, ata denoncuan jo vetëm dhunën që dhëndri i tyre ka ushtruar mbi vajzën, por dhe mbi nipin 16 vjecar. ’Pa Gjurmë’ tentoi të lidhej me Irena Hamataj, e cila pa e ditur që prindërit ishin në emision për t’i ardhur në ndihmë, i pohon live nënës të vërtetën tronditëse, se kërcënohet me jetë nga bashkëshorti:

Nëna: Irena si je të keqen mami?
Vajza: Po mam, si je? Të lutem se nuk flas dot më shumë, unë jam në punë ai në shtëpi, më kërcënon me jetë. Më thotë se do të më vrasë…Mbyll telefonin

’Pa Gjurmë’ telefonoi dhe bashkëshortin e Irenës, por kur ai mësoi se ngjarja ishte bërë publike mbylli telefonin. Prindërit vunë në dispozicion foton e 35-vjecares me hematoma në fytyrë, me sy të nxirë dhe një carje në ballë. Aishe, nëna e Irenës e shqetësuar, pasi e bija ndodhet larg saj tregon cfarë i komunikoi natën e 15 dhjetorit. 

’Ate ditë kishte ditëlindjen cunin. Kur kishte ardhur nga puna rrahu dhe djalin. Kishte marrë policinë. Ai është lënë i lirë dhe ka ikur nga shtëpia. E morën policinë përsëri. Këtë foton na e solli mbesa që është infermiere. Asaj ia kishte dërguar këtë foton. Vajza e mbylli telefonin sapo unë i fola vajzës. Ajo është në proces divorci dhe nuk jetojnë më bashkë. Janë afër njëri- tjetrit. Ai ka dhe vëllain atje.  Trondit edhe më shumë me rrëfimin e saj e moshuara në studio, kur thotë se vajza e saj është dhunuar edhe nga kunati, kur ishte 9-muajshe shtatzënë. Kur vajza ishte shtatzënë në muajin e nëntë kur kunati e dhunoi. Ai ishte beqar dhe jetonte në shtëpinë e saj. Në sy të fëmijës 3 vjec e rrahu. Konfliktet kanë filluar kur Irena u dhunua nga kunati. Ajo nuk e ndau bashkëshortin, pasi nuk donte të kthehej në fshatin ku jetoi. Ajo kurrë nuk na tregoi për dhunën, kur vinte në Shqipëri të na takonte ajo ishte shumë e mërzitur. Nuk pata mundësi  të rrija vetëm, pasi ai nuk e la kurrë vetëm për ne. Familja e bashkëshortit nuk e donin më në familje vajzën tonë. Kur e mora në telefon më tha, shumë gjëra nuk thuhen, por unë do ju tregoj të gjitha kur të vij aty, më tha vajza. 16 vjece e kam martuar vajzën. Erdhën ma kërkuan, nuk doja tia prishja krushqise dhe ia dhashë vajzën. Por nuk e dija si ishte ai djalë.Kam një javë që nuk flas me vajzën. Ajo ka fikur telefonin’-rrëfen nëna në studio. 

Që prej datës 16 dhjetor dy prindërit nuk kanë asnjë kontakt jo vetëm me të bijën viktimë e dhunës por edhe me dy nipërit e tyre. Aishe dhe Qani Bufi i bëjnë thirrje të bijës, të komunikojë me ta, pasi janë në merak. Ajo e fal dhëndrin vetëm të mos kenë më konflikte: ’E dua sic e kam dashur vetëm të mos vë dorë mbi vajzën. Nga telelonata live "Pa Gjurmë" mëson se ajo kërcënohet me jetë’.

Irena Hamataj jeton prej vitesh në Korfuz të Greqisë dhe është nënë e dy djemve 16 dhe 13 vjec. Çifti nga Fieri emigroi që në vitin 2003 drejt Greqisë. Kërkesa e Irenës për divorc dy muaj më parë ka irituar së tepërmi 44-vjecarin, i cili me të mësuar këtë vendim e dhunoi bashkëshorten. Jeta me një baba, që nuk ishte prezent në familje detyroi Irenën t’i jap fund martesës. Ditën kur djali i madh do të festonte 16-vjetorin e lindjes iu desh të hiqte nga duart e babait, nënën që u gjakos nga ai, ndërsa përfundoi në spital. 

VIDEO/Emisioni i plotë "Pa Gjurmë"

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja