U bë dita e dytë radhazi, që në mitingjet elektorale të Partisë Socialiste, lexohen lista të frikshme nepotizmi në bashki të drejtuara nga LSI. Kjo e Beratit ishte ku e ku me atë të Delvinës dhe Përrenjasit. Duke u bërë publike dhe duke u shfaqur në formën e denoncimit, ato bëhen mjete të forta të luftës elektorale, duke goditur “pikën e fortë” të kundërshtarit politik.
Por socialistët nuk mund vetëm të denoncojnë këtë që ka ndodhur. Ata duhet të kërkojnë dhe ndjesë që kanë degraduar në nepotizëm, një pushtet që është edhe më votat e tyre.
Edhe pse ato janë bashki që drejtohen nga LSI, votat janë edhe të Partisë Socialiste dhe PS nuk mund ta lërë fatin jetim vetëm në prehër të LSI.
Nëse do të kemi një standart në këtë histori, duhen parë dhe bashkitë që drejtohen nga PDIU, bashkitë që drejtohen nga PBDNJ, se edhe ato me votat e PS janë.
Nepotizmi në qytete të tilla është vrasës dhe krijon kultin e individit të fortë për kryetarin e Bashkisë, pasi ai në këtë mënyrë krijon ndërmarrjen më të madhe familjare me paratë e buxhetit. Dhe në këtë pike, socialistët si forca kryesore politike, duhet të kërkojnë edhe ndjesë para shqiptarëve, jo vetëm të denoncojnë.
As Partia Socialiste, as Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe as PDIU, nuk mund të sillen si parti opozitare në këtë fushatë, duke denoncuar njëra- tjetrën. Para se të denoncojnë, duhet të kërkojnë ndjesë për atë që do thonë, pasi askush nuk i ka votuar që të punësojnë farefisin e kryetarit nëpër bashki.
E njëjta gjë duhet të thuhet dhe kur LSI sulmon qeverinë për mangësi në këto katër vite. Ajo ka qenë pjesë e qeverisë dhe ka pasur të drejtën e votës të kundërshtojë atë që nuk ka qenë e mirë. Fakti që nuk e ka bërë, do të thotë se ka edhe meritat, edhe përgjëgjësitë për çfarë ka ndodhur.
Përpjekja për t’u sjellur si parti opozitare në fushatë, në një situatë tejet të pazakontë, kur të gjitha partitë janë aktualisht në pushtet, nuk është e ndershme.
Socialistët godasin listat nepotike, pasi shpresojnë se LSI është parti e ndërtuar mbi borderotë e shtetit, dhe goditja me emra mund t’i dobësojë. Por kam frikë se njerëzit tronditen më shumë nga ajo që dëgjojnë si fenomen negativ, se sa nga fakti që ata janë të LSI. Maksimumi që u shkon në mendje për LSI, është që nuk do jenë në pushtet me këtë ndarje të madhe që është krijuar mes dy partive, por ajo që mendojnë për pushtetin në tërësi është më e rëndë.
Kështu që do të ishte mirë që para se t’i lexonin ato lista në mitingje, ta nisnin fjalimin duke u kërkuar ndjesë atyre që do t’i dëgjonin dhe atyre që po përfliten, pasi ata janë të dyja palët viktima. Të vetmit përgjegjës për atë që ka ndodhur, janë njerëzit e pushtetit që kanë marrë atë vendim dhe kanë prodhuar ato lista.
Duhet doemos t’u thuhet njerëzve “Na falni”, për çfarë u kemi bërë me këto lista dhe nuk do të përsëriten më kurrë. Dhe për këtë duhet një bazë e re ligjore, që ndërton një administratë të sigurtë dhe të mbrojtur nga nga praktika të tilla. Është e lehtë sa teze, nipa, mbesa e xhaxhallarë ka punësuar një parti nëpër bashki, apo ministri, por është shumë e vështirë të japësh shpresë se kjo nuk do të ndodhë më, nëse ndërtojmë një shtet modern.
Administrata moderne dhe profesionale, është sfida reale e një shteti që ndan modelin lindor të Shqipërisë nga Perëndimi. Kush dëgjon ato lista në tribuna, s’ka nevojë të dëgjojë gjëra të tjera, pasi na liston në një shtet fisesh të paurbanizuara. Rruga drejt Europës do ngelet sllogan qesharak, para tyre. Ato janë identiteti i një shteti primitiv. Dhe kjo do jetë beteja më e vështirë për të bërë Shqipërinë. Ato na turpërojnë më shumë se listat e borxheve dhe të bukës. Pasi edhe ato prodhohen prej tyre! Prandaj kujdes kur i lexoni. Lexojini së paku kokulur!Tema
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com