Kërkoni të përmirësoni jetën tuaj, këto janë përfitimet shëndetësore të gjumit

Kërkoni të përmirësoni jetën tuaj, këto janë përfitimet shëndetësore të gjumit

Nëse kërkoni motivim për të filluar të flini më mirë, këtu janë gjashtë mënyra interesante që tregojnë se si gjumi e përmirëson jetën tuaj.

Gjumi ndihmon formimin e kujtesës

Një studim që është iniciuar nga universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar disa rezultate interesante që tregojnë se si truri ynë i konverton informacionet në memorie të përhershme. Ata zbuluan se ka një korrelacion në mekanizmat që lidhen me kujtesën dhe ndikimin e gjumit në përmirësimin e saj.

Gjumi ndihmon në të mësuarit më të mirë

Një tjetër studim ka treguar përfitimet e të mësuarit, derisa bëni gjumë. Në mënyrë të veçantë, gjumi ndihmon në ruajtjen e mirë të të dhënave që keni mësuar para se të shtriheni për të pushuar, të cilat aktivizohen përsëri derisa jeni duke fjetur.

Gjumi pastron trurin

Derisa flini, truri është përgjegjës për pastrim. Përderisa truri punon gjatë ditës, ndodhin reaksionet kimike që lënë gjurmë në tru. Gjatë gjumit, qelizat e trurit përpiqen për të pastruar gjërat e tepërta të panevojshme, që në mënyrë të freskët të jemi në gjendje për të filluar ditën. Hulumtuesit besojnë se mungesa e gjumit shkakton një përqindje më të lartë të pacientëve me sëmundjen Alzheimer.

Gjumi ndihmon për të reduktuar depresionin

Është e njohur tashmë se shëndeti mendor dhe gjumi cilësor janë të lidhura ndërmjet veti. Dy studimet e fundit kanë shqyrtuar binjakët adoleshentë dhe të rritur, për të mësuar më shumë për lidhjet mes gjumit dhe depresionit. Një studim në lidhje me binjakët adoleshent tregoi se koha e gjatë e kaluar në gjumë çon në rritjen e depresionit gjenetik, kurse një studim tjetër mbi adoleshentët e rritur ka treguar se një periudhë prej më pak se gjashtë orë të kaluara në gjumë gjithashtu rrit rrezikun e depresionit.

Njerëzit e çlodhur janë më të shëndetshëm

Studimi i kryer te një grup punëtorësh finlandez, zbuloi se ata punëtorë të cilët ishin të çlodhur, më pak kishin marrë pushim mjekësor.

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit duhet të flenë shtatë deri në tetë orë gjatë natës, për të forcuar sistemin imunitar.

Gjumi parandalon shtimin e kilogramëve të panevojshëm

Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët nuk kanë një model të qëndrueshëm të gjumit, më shumë janë të prirur për të fituar peshë. Hulumtuesit nga universiteti i Pensilvanisë kanë kontrolluar gjumin dhe marrjen e kalorive për 225 njerëz gjatë disa ditëve. Studimi tregoi se ata me kufizime më të mëdha të gjumit, më pak kanë shpenzuar kalori. Është provuar gjithashtu se njerëzit në netët pa gjumë, më shpesh e vizitojnë frigoriferin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur