Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 muaj burg Elison Rotën dhe bashkëpuntorin e tij Besim Nasufi, që kërkonte seks dhe para në këmbim të marjes së provimeve në universitetin Bujqësor të Kamzës.
Rasti është denoncuar nga “Fiks-Fare”, ku denoncohet korrupsioni në universitetet shtetërore shqiptare, ku veç parave, sekserët kërkojnë edhe favore seksuale për të marrë provimet dhe diplomën.
Sekseri i kontaktuar nga bashkëpunëtorët e “Fiks Fare” në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Besim Nasufi, pasi bëri “Pazar” për shumën e parave që duhej për provim, kërkon edhe favore seksuale.
Ai flet për një rast që e “kishte ndihmuar” për të marrë provimet për tre vite, madje e kishte dërguar edhe në Gjermani.”Ishte 3 vjet me mua.
I mori të gjitha lëndët tak e tak, e futa edhe në master dhe e çova dhe në Gjermani. E rregullova unë.
Kush ka ndenjur afër me mua me dëshirë të madhe e ka marrë diplomën. Me mua nuk e lënë dot pazarin e lartë pedagogët.
Gjithandej mbarojnë punë me 200-300 euro, ndërsa mua më vijnë studentët part-time dhe më thonë jam dorëzuar. Më bëj ça të duash”-thotë ai.
Pas kësaj, sekseri kërkon takim në një orar tjetër me bashkëpunëtoren dhe thotë edhe arsyen se përse. ”Të thashë në orën 9:00 që të rri i qetë vetëm me ty. Unë nuk ta marr plaçkën, aty e ke.
Është një orë që nuk ka njerëz, ose ditë të shtunë ose të dielë. Pse atë që e kisha une e merrte vesh burri? Tre vite ajo, futej të zyra ime dhe filloi punë.
S’ka për ta marrë vesh asnjëri që t’i për shembull të bëhesh e dashura ime”-i thotë ai. Bashkëpunëtorja i thotë që ka një burrë dhe i përmend nderin. “Burrin aty e ke. Ç’punë ke me burrin. Nderin? Mbaje nderin mos e lësho”-i përgjigjet ai.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com