Dinamo ka hedhur një tjetër hap fals në Kategorinë e Parë. ‘Nëndetësja’ ka barazuar 2-2 në Peshkopi kundër Korabit edhe pse kaloi dy herë në avantazh. Golit të Denison fillimisht iu përgjigj Keko, ndërsa në pjesën e dytë Preloshi i dha edhe njëherë epërsinë dinamoviteve.
Gjithsesi në shtesë, ekzaktësisht në minutën e 92, Beshiraj vulosi rezultatin e ndeshjes dhe ndau pikët për skuadrat. Ky barazim për Dinamon vjen pas humbjes turpëruese 5-1 kundër Flamurtarit, ndërsa me këtë barazim vlonjatët udhëheqin Kategorinë e Parë pas 8 ndeshjesh me 17 pikë, 2 më shumë se Dinamo.