TIRANË- Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të ish-komisar Artan Cuku. Familjarët kishin kërkuar nga Ministria e Brendshme si dëmshpërblim shumën mbi 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre ish-efektiv policie i cili ishte kërcënuar dhe më parë dhe shteti nuk kishte marrë masa.
Megjithatë, kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykata administrative me argumentin se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit me vrasjen e tij.
“Detyrimin solidar te të paditurve të dëmshpërblejnë paditësit për dëmin pasuror që u ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit z.Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish drejtues i Policisë së Shtetit, në vlerën e cila do të llogaritet nga eksperti që do të caktohet nga gjykata. 2. Detyrimin solidar të të paditurve të dëmshpërblejnë paditësit për dëmin jopasuror që u ka ardhur si rezultat i humbjes se jetës së familjarit të tyrë, të ndjerit z.Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish Drejtues i Policisë së Shtetit, në vlerën e cila do të llogaritet nga eksperti që do të caktohet nga gjykata. 3. Ngarkimin e shpenzimeve gjyqësore duke përfshirë faturën avokatore ndaj palës së paditur”, thuhet në padi.
Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të liqenit artificial në 8 prill të vitit 2017. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës në kohën që ka qenë drejtues në Vlorë.
Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së ish-komisar Artan Cukut është hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark dhe vuri në pranga vrasësin Bledar Jambelli, i cili çuditërisht u lirua më pas nga gjykata.
Artan Cuku është shpallur "Dëshmor i Atdheut", titull që iu dorëzua bashkëshortes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 1206
Lajme të tjera
-
Kërkuan anulimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e kopshtit ‘Zubeyde Hanim’, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e prindërve
14 Nëntor 2022, 17:05
-
Mbyllja e shkollës ‘Mehmet Akif, ‘Administrativja’ rrëzon kërkesën për ‘sigurim padie’! Nxënës dhe mësues: Turp, të zhgënjyer
7 Tetor 2022, 10:37
-
Përplasja masive me armë, prangosen 2 shqiptarë në Athinë! Dyshohet se mund të jenë porositësit e vrasjes së Komisarit Artan Cuku
14 Korrik 2022, 10:37
-
Rikthehen në detyrë prokurorët e SPAK, Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu! Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e Apelit Administrativ që i pezulloi
7 Korrik 2022, 14:59
-
Apeli Administrativ pezullon 2 prokurorë të SPAK, rrëzohet vendimi i emërimit: Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj u zgjodhën me procedurë të parregullt! Reagon KLP: E çojmë në Gjykatë të Lartë
27 Maj 2022, 09:41
-
Rrëzohet KLP, Gjykata Administrative e Apelit pranon padinë e prokurores Sonila Muhametaj! Riçelet gara për 3 kandidatët e SPAK
24 Maj 2022, 17:15
-
3 policë të rënë në krye të detyrës do prehen në ‘Varrezat e Dëshmorëve’! Vëllai i Artan Cukut: Fitoi shumë beteja me krimin por shteti nuk ka bërë ende drejtësi
5 Maj 2022, 13:17
-
3 policë të rënë në krye të detyrës do prehen në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ nga 5 maji! Si dhanë jetën për vendin Elham Elezaj, Artan Cuku dhe Rufan Hakrama
3 Maj 2022, 12:33
-
U vra 5 vite më parë, shpallet qytetar nderi në Kamzë ish-komisari Artan Cuku
10 Prill 2022, 12:40
-
Përfitues edhe porositësi i vrasjes së komisarit Cuku! Hetimi në Greqi zbulon skandalin, si pajiseshin me pasaportë greke krerët e organizatave mafioze, shumë prej tyre shqiptarë
6 Dhjetor 2021, 12:32
-
Porositësi i vrasësit të komisarit Artan Cuku jetonte si grek, si u pajis me pasaportë false nga grupi kriminal duke paguar 35 mijë euro
5 Dhjetor 2021, 15:15
-
Shembja e pallateve të dëmtuar në Kombinat, Gjykata Administrative i jep të drejtë bashkisë
27 Nëntor 2021, 16:14