Kërkuan kredi të buta, ja pasuritë
 e deputetëve "fukarenj" të PD-së

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije për anëtarët e këshillit se nga verifikimi i listës së përgatitur nga administrata e mëparshme për personat që kanë aplikuar për kredi të buta, rezultuan persona të cilët kishin apartamente dhe troje ndërtimi, e njëkohësisht ishin ministra e zëvendës ministra të Berishës. “Në vitin 2013 aplikonin për kredi të buta fukarenj si Spiro Ksera, Enno Bozdo, Brikena Kasmi, Ndue Paluca, Gjergji Papa, zv/ministra të asaj qeverie, Oerd Bylykbashki shef kabineti i qeverisë “Berisha”. Po si i përkufizojmë ne fukarenjtë?

Ju zv/ministra, kurse ne ata që jetojnë me ndihmë ekonomike. Si i përkufizojmë ne procedurat? Ne na duhen 4 ditë, kurse bashkisë paraardhëse 4 vjet!”,- deklaroi Veliaj.  “Shqiptarja.com” sjell të dhënat pasurore për tre nga emrat e përmendur nga Veliaj si aplikues për kredi të butë: ish-ministri Spiro Ksera, dhe deputetët Oerd Bylykbashi e Gjergji Papa, sipas deklarimeve të vitit 2012 në ILDKP. Një vit më parë, ministria Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, denoncoi atë që e quajti skandal me kreditë e buta.

Sipas saj, borxhi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga abuzimi me kreditë e buta arrin në 288 milionë lekë. Janë 145 zyrtarë që kanë përfituar kredi në shkelje të ligjit. Për zyrtarët e nivelit të lartë gjenden vetëm kontrata e kredive dhe asnjë dokument tjetër. Përfituesit kanë qenë zyrtarë të lartë dhe punonjës të administratës “Berisha”. Ndër emrat e bërë publik në atë kohë nga Gjermeni, ishin ish këshilltari i ish-kryeministrit Sali Berisha, Oerd Bylykbashi dhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, të cilët janë trajtuar me kredi të buta.

Në listën përfituesve janë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë të Bujqësisë, Ministrisë së Kulturës, Agjencisë së Prokurimeve etj. Këshilltari i Kryeministrit Sali Berisha, Oerd Bylykbashi dhe ish-ministri Spiro Ksera kanë përfituar kredi të buta. Oerd Bylykbashki është trajtuar nga Këshilli i Ministrave si përfitues dhe konstatohet se: Në dosjen e dorëzuar pranë EKB ndodhet vetëm kontrata e kredisë bankare lidhur më datë 12.02.2011, (data e fillimit të kredisë 17.2.2011) në shumën 5 milionë lekë me 4% interes.

Kjo kontratë është lidhur në Dhomën e Noterëve Durrës. Në pikën 9.1, të nenit 9 të kësaj kontrate, është referuar se: “Kredimarrësi dhe dorëzanësi kundrejt kredisë së dhënë nga banka, sigurojnë këtë të fundit me anë të garancisë përfaqësuar nga barra mbi depozitën bankare: 9.1.1 “Depozitë Bankare me titullar Bylykbashin në shumën totale 40.000 euro, në Degën/Agjencinë Shkolla e Baletit, e cila do të barrësohet në favor të BKT, Agjencia Shkolla e Baletit”.

Sipas denoncimit të bërë në atë kohë nga Gjermeni, krahas vlerës së qirasë mujore prej 600 euro në muaj, duke filluar nga data 4 nëntor 2010 dhe në vazhdim, ish- Ministri z. Ksera ka përfituar kredinë e disbursuar dhe trajtimin me dietën respektive 3,000 lekë në ditë.   

Oerd Bylykbashi
TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2012
 
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet   
1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Drejtor i Kabinetit të Kryeministrit 2 163 000 lekë.
2) Të ardhura nga dieta dhe honorare 1 680 euro.
 
Të ardhura nga interesat bankare       206 000 lekë.
 
 
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 
1) Bashkëshortja, Znj. Bylykbashi, të ardhura nga ushtrimi i profesionit të lirë si mjeke stomatologe 600 000 lekë.
2) Znj. Bylykbashi, të ardhura nga qiradhënia 243 000 lekë.
 
Të tjera               
1) Depozitë bankare 41 600 euro.
2) Depozitë bankare 1 000 000 lekë.
3) Llogari rrjedhëse 12 000 euro, burimi, shlyerja e borxhit nga persona të tretë.
4) Llogari rrjedhëse 1 140 000 lekë.
5) Gjendja cash 200 000 lekë.
6) Gjendja cash 1 000 euro.
7) Depozitë me afat 1 000 000 lekë.
8) Llogari rrjedhëse 606 000 lekë.
9) Depozitë bankare 20 000 euro.
10) Llogari rrjedhëse 126 000 lekë.
11) Depozitë bankare 1 000 000 lekë.
 
SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2012
Përshkrim shpenzimi
 
1) Blerje apartamenti me vlerë 6 400 000 lekë, financuar nëpërmjet një kredie bankare, kursimeve dhe një pjesë është ende detyrim i pashlyer.
2) Pagesë detyrimi me vlerë 366 000 lekë për një kredi bankare të aktivizuar në vititn 2011 dhe 300 000 lekë për detyrimin e pashlyer ende për blerjen e një apartamenti.
3) Bashkëshortja, pagesë detyrimi me vlerë 2 430 euro për një qira financiare të marrë për blerje automjeti.
 
 
Gjergji Papa
TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2012
 
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet   
1) Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 3 131 051 lekë.
2) Të ardhura nga mësimdhënia pranë universitetit “Fan Noli” në vlerën 150 000 lekë.
 
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 
1) Bashkëshortja zonja Liljana Papa paga nga mësimdhënia në vlerën 600 000 lekë.
2) Vajza zonja Stela Papa paga si pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në vlerën 630 000 lekë.
 
Të tjera               
1) Detyrime të papaguara në vlerën 4 949 685 lekë për një kredi për blerje apartamenti marrë më 10.05.2012 me principal 5 000 000 lekë, afat shlyerje 30 vjet, interes 4% dhe këst mujor 24 100 lekë.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 39 724 euro për një kredi për blerje apartamenti marrë më 12.10.2012 me principal, 40 186 euro, afat shlyerje 15 vjet, interes 4.77% dhe këst mujor 313 euro.
 
SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2012
 
Përshkrim shpenzimi
 
1) Detyrime të paguara në vlerën -192 556 lekë për një kredi për blerje apartamenti marrë më 10.05.2012 me principal 5 000 000 lekë, afat shlyerje 30 vjet, interes 4% dhe këst mujor 24 100 lekë.
2) Detyrime të paguara në vlerën -939 euro për një kredi për blerje apartamenti marrë më 12.10.2012 me principal, 40 186 euro, afat shlyerje 15 vjet, interes 4.77% dhe këst mujor 313 euro.
3) Detyrime të paguara në vlerën -300 000 lekë për studimet e djalit zotit Kristi Papa.

 
Spiro Ksera
TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2011
Gjendja e llogarisë së pagës në Raiffeisen Bank  660.841 lekë
Shtuar në depozitën e bashkëshortes  në Raiffeisen Bank  të ardhurat nga pagat    1.200.000 lekë
Të ardhurat nga pagat si ministër  1.658.322 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në universitetin “Eqerem Cabej’, Gjirokastër 643.452 lekë
Gjendja e kredisë në Bankën Kombëtare Tregtare  612.000 lekë


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme